Ftohja dhe ngrirja
ecovadis gold 2022 Description

EcoVadis Gold

EcoVadis Gold – një hap i madh përpara

Ne përdorim EcoVadis, për t'i bërë më të krahasueshme progreset tona në fushën e përgjegjësisë së korporatës dhe qëndrueshmërisë. Fokusi ynë për një strategji tërësore të kompanisë u shpërblye tani: Vlerësimi me medaljen e artë EcoVadis dhe renditja në 3% e kompanive më të mira nga të gjitha kompanitë e vlerësuara me çmime, tregon qartë që ne përballemi me sfidat ekologjike, sociale dhe etike.

Rreth EcoVadis

Vlerëson 100 000+ kompani

nga 175+ shtete

dhe 200+ degë

Vlerësimi ynë EcoVadis: medalje e artë

Me një numër të përgjithshëm prej 73 pikësh fabrikat tona të prodhimit bëjnë pjesë në 3 përqindëshin më të mirë të të gjitha kompanive të vlerësuara nga EcoVadis në mbarë botën.

Duke filluar nga janari i vitit 2023

Nga e argjendtë tek e artë: progres i vazhdueshëm

Tashmë fabrika jonë Liebherr në Austri është dekoruar dy herë me dekoratë argjendi me certifikatën EcoVadis. Gjatë këtij viti mundëm të përmirësoheshim sërish në mënyrë vendimtare: Të gjitha fabrikat e prodhimit u vlerësuan me medalje të artë EcoVadis.

Ne nuk do të mjaftohemi me këtë sukses, por duam të zhvillohemi vazhdimisht në të ardhmen.

Pajisje ftohëse nga fabrikat tona të dekoruara

Rreth EcoVadis

EcoVadis është një nga ofruesit kryesorë në mbarë botën për renditjen e qëndrueshmërisë së kompanive. Në një proces gjithëpërfshirës EcoVadis vlerëson angazhimin në fushat e mjedisit, etikës, të drejtat e punës dhe të drejtat e njeriut si dhe arritjen e qëndrueshme. Në rastin e vlerësimeve merren parasysh edhe faktorët si dega, madhësia dhe vendndodhja e kompanisë. Aktualisht, EcoVadis inspekton rreth 100 000 kompani. Këto vlerësime bazohen në standardet ndërkombëtare të përgjegjësisë së korporatës – për shembull, Iniciativa Globale e Raportimit, Kompakti Global i Kombeve të Bashkuara dhe DIN ISO 26000 “Udhëzuesi për përgjegjësinë sociale”.

Keni pyetje apo ju nevojitet ndonjë këshillim?

Po kërkoni një frigorifer të ri ftohës ose ngrirës? Na tregoni çfarë është e rëndësishme për ju dhe zbuloni modelin e duhur që i përshtatet nevojave tuaja. E keni tashmë një prej katër frigoriferëve ftohës ose ngrirës dhe do të donit disa këshilla për përdorimin dhe trajtimin e tij? Na kontaktoni. Ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.

Mund të na kontaktoni me anë të telefonit nga e hëna në të premte, ora 08:30 - 17:00.

Linja telefonike e shërbimit

00800 50 80 9000

Partneri ynë i shërbimit

Gjeni partnerë shërbimi