Segmente të produkteve

Ju lutemi, vendosni tekstin e kërkimit

Teksti i kërkimit

ShqipShqip
LiebherrFtohja dhe ngrirja
FrigoriferëtFrigoriferë ngrirësFrigoriferë për verëProfesionialëShërbimiPërjetoni LiebherrSegmente të tjerë produktiShqipëria (sq)
Produkti u shtua në listën tuaj të dëshirave.
Produkti u shtua me sukses në krahasimin e produkteve.

Klikoni PUBLIKO VIDEON dhe ndiqni njoftimet e mbrojtjes së të dhënave.

Premtimi ynë për cilësinë.
Krijuar për të jetuar gjatë.

Që prej më shumë se 60 vjetësh, ne kemi qenë specialistë të frigoriferëve ftohës dhe ngrirës të cilësisë së lartë. Cilësia e produkteve tona përbën themelin e vetëm për nivelin e lartë të besimit që klientët kanë te marka Liebherr. Në fabrikat tona të prodhimit, ne punojmë vazhdimisht për zhvillimin dhe optimizimin e mëtejshëm të të gjithë komponentëve dhe materialeve të pajisjeve.

Kërkimi shkencor dhe zhvillimi

Në çdo pajisje Liebherr investohen shumë njohuri, punë progresive dhe vëmendje ndaj detajeve. Para se një pajisje të prodhohet në seri, inxhinierët tanë shpenzojnë muaj duke kryer aktivitete kërkimi shkencor dhe zhvillimi në lidhje me produktin, në mënyrë që të krijojnë një produkt të cilësisë së lartë që plotëson standardet më të larta.

Pajisjet dhe komponentët tanë i nënshtrohen vazhdimisht monitorimit të cilësisë, përgjatë gjithë procesit të prodhimit. Në këtë mënyrë ne sigurohemi që nga fabrikat tona të prodhimit të dalin vetëm pajisjet e cilësisë më të lartë. Një faktor i rëndësishëm janë edhe punonjësit tanë shumë të kualifikuar dhe të mirëtrajnuar. Falë përkushtimit të tyre, ata vendosin standarde të larta dhe garantojnë cilësinë e jashtëzakonshme të Liebherr.

Punonjësit tanë janë çelësi i suksesit tonë.

Personeli ynë i kualifikuar prodhon në fabrikat tona bashkëkohore të prodhimit frigoriferë ftohës dhe ngrirës të cilësisë së lartë që përmbushin kërkesa premium. Punonjësit tanë kanë vëmendje të pakrahasueshme ndaj detajeve, për t'u siguruar që çdo pajisje plotëson standardet më të larta të cilësisë.

Materialet e testuara

Si një prodhues cilësor, ne vendosim standardet më të larta për pajisjet dhe komponentët tanë. Jo më kot frigoriferët tanë ftohës dhe ngrirës impresionojnë klientët kudo në botë me jetëgjatësinë e tyre. Të gjithë komponentët shqyrtohen në mënyrë të imtësishme në procedura të ndërlikuara testuese, deri në detajin e fundit. Kjo është mënyra se si ne sigurohemi që pajisjet tona të plotësojnë standardet më të larta të cilësisë, si në sektorin privat, edhe në atë tregtar.

Praktik në përdorim

Falë SoftSystem të integruar, dyert e pajisjeve Liebherr mbyllen automatikisht nga një kënd rreth 30°. Kjo garanton mbyllje të lehtë edhe kur raftet e derës janë të mbushur plot. Në shumicën e shtëpive, dera e frigoriferit hapet shumë herë çdo ditë dhe shpesh është e mbushur plot e përplot. Përpara se ne të miratojmë një menteshë dere, ajo duhet të kalojë të paktën 100 000 cikle hapjesh. Kjo përkon me një përdorim prej më shumë se 15 vite. Në fund të fundit, duhet ta shijoni Liebherr-in tuaj për një kohë të gjatë.

Shikojeni vetë. Shikoni këtu gamën e produkteve tona.

Liebherr freestanding wine tempering fridge WPgbi 7483 Vinidor Selection