Ftohja dhe ngrirja

Frigoriferë ftohës-ngrirës­

Për çfarë frigoriferi ftohës-ngrirës po kërkoni?

Po kërkoni një frigorifer?

Nëse nuk ju nevojitet një hapësirë e veçantë për ngrirje dhe dëshironi më shumë hapësirë për ushqime të ftohura, zgjidhja e duhur për ju është një frigorifer. Ne kemi një gamë të gjerë frigoriferësh, me ose pa hapësirë për ngrirje dhe teknologji novatore të freskisë.

Te frigoriferët

Frigoriferë ftohës-ngrirës të pëlqyer

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 185,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 320 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 201,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 360 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 185,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 320 l

01/03

teknologjia e freskisë

Teknologji novatore për të ruajtur ushqimet në mënyrën më të mirë të mundshme

Efikasiteti i energjisë

Konsumimi i ulët i energjisë kursen energji të vlefshme

Dizajn i shkëlqyer

Tejet i lehtë për t'u përdorur dhe dizajn i përjetshëm, klasik

Inxhinieri gjermane

Cilësi e lartë dhe ekspertizë teknike që nga viti 1954

Pajisje për frigoriferët tanë ftohës-ngrirës

Mjaftueshëm akull edhe për festat më të mëdha

Qoftë me anë të IceMaker me ose pa lidhje hidraulike ose sistemit të akullit EasyTwist me një rezervuar uji - një gjë është e sigurt: çdo pije në festën tuaj do të jetë e ftohtë. Për raste më të vogla, tasi i kubave të akullit është një ndihmë e dobishme.

Frigoriferë ftohës-ngrirës jashtëzakonisht shumë të qetë

Shhhh - shumica e frigoriferëve tanë ftohës-ngrirës janë aq të qetë sa duhet të vësh vesh për t'i dëgjuar. Pse? Të gjithë përbërësit ftohës janë të optimizuar dhe të koordinuar në mënyrë të përkryer. Kështu frigoriferët tanë ftohës-ngrirës me nivel shumë të ulët zhurme arrijnë volume prej 32 dB.

Për të kursyer energji dhe burime

Me konsumim të ulët energjie, frigoriferët tanë ftohës-ngrirës ju ndihmojnë të kurseni energji të vlefshme. Këto vlera maksimale mund të arrihen duke përdorur panele izoluese me vakum të cilësisë së lartë me silicë. Kjo ndihmon që kursimi i energjisë të mbetet ende i ulët edhe pas shumë vitesh përdorimi.

Pyetje të shpeshta për frigoriferët tanë ftohës-ngrirës

Një frigorifer ftohës-ngrirës inkaso përshtatet me bufenë e kuzhinës dhe zë vend në hapësirat e disponueshme. Ndërsa, një frigorifer ftohës-ngrirës me qëndrim të pavarur është fleksibël dhe mund të vendoset kudo në dhomë. Pajisjet tona elektroshtëpiake me qëndrim të pavarur vijnë me sipërfaqe të ndryshme si inoks, inoks të zi ose xham; në një sërë ngjyrash të ndryshme dhe me imazhe të ndryshme të printuara. Megjithatë, për sa i përket veçorive, volumit total dhe performancës ftohëse, të dyja modeleve nuk ju mungon asgjë.

Frigoriferët ftohës-ngrirës vijnë me klasa të ndryshme të efikasitetit të energjisë. Konsumimi i saktë i energjisë është i shënuar në etiketën përkatëse të energjisë. Me kombinimin e frigoriferit ftohës-ngrirës me efikasitet energjie të klasit A të Liebherr, ju kurseni deri në 2000 kWh në krahasim me një pajisje të krahasueshme me efikasitet energjie të klasit E për 15 vite.

Një frigorifer ftohës-ngrirës ka një ndarje të veçantë me disa sirtarë përveç frigoriferit. Frigoriferët vijnë me një hapësirë të integruar për ngrirje ose si një frigorifer me hapësirë të plotë. Të dy, si frigoriferi ashtu edhe frigoriferi ftohës-ngrirës janë të disponueshëm inkaso ose si pajisje me qëndrim të pavarur.

Te frigoriferi ftohës-ngrirës, frigoriferi dhe hapësira për ngrirje mund të kontrollohen në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra. Teknologjia bazë DuoCooling siguron që mos të ketë shkëmbim ajri midis dy pjesëve në pajisjet tona. Ushqimet nuk thahen dhe nuk mbajnë erë. Teknologjitë tona të freskisë BioFresh Professional, BioFresh dhe EasyFresh sigurojnë më shumë jetëgjatësi dhe freski për ushqimin në hapësirën e ftohjes. Nuk do të duhet të shkrini më asnjëherë ngrirësin me NoFrost, ose ta bëni shumë më rrallë me SmartFrost.

Frigoriferët tanë ftohës-ngrirës disponohen në madhësi dhe dimensione të ndryshme. Frigoriferët ftohës-ngrirës me qëndrim të pavarur disponohen në lartësi nga 100 cm deri në mbi 200 cm. Ju mund të zgjidhni midis modeleve me gjerësi deri në 99 cm. Frigoriferët tanë ftohës-ngrirës inkaso përshtaten me dimensionet e zakonshme të aneksit. Për shembull, ka pajisje me një lartësi aneksi nga 122 cm deri në 213 cm dhe një gjerësi aneksi nga 76,2 cm deri në 91,5 cm. Me një vëllim total prej 150 litrash deri në mbi 300 litra, ka diçka për çdo madhësi shtëpie.

Niveli i zhurmës së frigoriferit ftohës-ngrirës po luan gjithmonë e më shumë një rol të rëndësishëm në konceptet e jetesës moderne. Për këtë arsye ofrojmë një gamë shumë të gjerë pajisjesh jashtëzakonisht të fuqishme. Në disa raste, zhurma në modelet tona me qëndrim të pavarur dhe inkaso arrin një nivel shumë të ulët prej 32 dB ose më pak.

Keni pyetje apo ju nevojitet ndonjë këshillim?

Po kërkoni një frigorifer të ri ftohës ose ngrirës? Na tregoni çfarë është e rëndësishme për ju dhe zbuloni modelin e duhur që i përshtatet nevojave tuaja. E keni tashmë një prej katër frigoriferëve ftohës ose ngrirës dhe do të donit disa këshilla për përdorimin dhe trajtimin e tij? Na kontaktoni. Ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.

Mund të na kontaktoni me anë të telefonit nga e hëna në të premte, ora 08:30 - 17:00.

Linja telefonike e shërbimit

00800 50 80 9000

Partneri ynë i shërbimit

Gjeni partnerë shërbimi