Ftohja dhe ngrirja
nofrost Effekt gefrorene Beeren

SHIKONI VIDEON dhe ndiqni njoftimet e privatësisë.

NoFrost: Gjithmonë pa ngrica

Sistemi NoFrost nga Liebherr

nofrost-comparison-02-liebherr-story-1920x1080nofrost-comparison-01-liebherr-story-1920x108001-liebherr-story-1920x1080

Jepini fund me sirtarët e bllokuar dhe ushqimet e ngrira: Me teknologjinë NoFrost, pajisja nuk do të ketë asnjëherë ngrica.

NoFrost është krijuar, me qëllim që ju të keni më shumë kohë për gjëra vërtet të rëndësishme. Pas kësaj ideje qëndrojnë frigoriferët ftohës-ngrirës dhe frigoriferët ngrirës, të cilët nuk kanë nevojë për shkrirje. Funksioni NoFrost mbron të gjithë hapësirën e ngrirësit nga grumbullimi i padëshiruar i ngricës dhe akullit.

Në vend të tyre ju pret një freski e garantuar afatgjate si dhe më shumë efikasitet përmes një konsumi më të ulët të energjisë.

Si funksionon teknologjia NoFrost?

NoFrost ngrin produktet në hapësirën tuaj të ngrirësit me anë të ajrimit të freskët. Njëkohësisht largon lagështimin e ajrit. Në modelet tona NoFrost, avulluesi, në të cilin zakonisht mblidhet lagështia, është instaluar në mënyrë kompakte në pjesën e sipërme të mbyllur të pajisjes. Më pas një ventilator shpërndan ajrin e ftohtë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë hapësirën e ngrirësit. Ushqimet tuaja ngrijnë në mënyrën më efikase.

Avantazhet e frigoriferëve ngrirës NoFrost

variospace.liebherr-detail-11

VarioSpace

Sot këtu, nesër atje. Sirtarët tanë dhe raftet horizontale me xham sigurie poshtë e ndjekin këtë moto. Hapësira e ruajtjes në VarioSpace i përshtatet nevojave tuaja në mënyrë fleksibël dhe shumë të shpejtë. Nxirrni elementët që nuk ju nevojiten për momentin dhe vendosini lehtësisht në një pozicion tjetër. Nga tortat festive me akullore deri të produktet e freskëta - falë VarioSpace ju jeni të përgatitur për gjithçka.

frostsafe-liebherr-detai-11

Sistemi FrostSafe

Nuk ka rëndësi nëse është teknologjia NoFrost apo funksioni SuperFrost - konsumi i ulët i energjisë ka qenë i rëndësishëm për ne ndër breza. Nga ky parim është frymëzuar dhe sistemi FrostSafe. Transparent, tepër i lartë, i lëvizshëm, dhe i mbyllur përreth: Këta sirtarë nuk e lënë të ftohtin të dalë dhe kontribuojnë ndjeshëm në efikasitetin e energjisë së pajisjeve tona NoFrost.

superfrost-digital-display-liebherr-detail-450x450-mig

Funksioni SuperFrost

Funksioni SuperFrost i ngrin ushqimet tuaja veçanërisht shpejt. Një frigorifer ngrirës me SuperFrost ul shpejt temperaturën në cilësimin më të ulët për fuqi maksimale ftohjeje. Vitaminat e vlefshme ruhen dhe rezervat ushqimore qëndrojnë të freskëta dhe pa ngrica për një kohë të gjatë. Funksioni SuperFrost kthehet në modalitetin normal menjëherë pas përfundimit të procesit të ngrirjes, pas maksimumi 65 orësh.

Pyetje të shpeshta rreth NoFrost

NoFrost pengon krijimin e ngricave dhe akullit në produktet e ngrira brenda frigoriferit ngrirës. Ose e thënë ndryshe: Juve nuk do të keni më nevojë të shkrini frigoriferin ngrirës me NoFrost.

Jo, pasi NoFrost është një teknologji ngrirje. Megjithatë, mes frigoriferëve tanë ngrirës NoFrost do të gjeni një gamë të gjerë frigoriferësh ftohës-ngrirës inkaso si dhe frigoriferë ftohës-ngrirës me qëndrim të pavarur, të cilët janë të pajisur me teknologjinë NoFrost.

Funksioni SuperFrost ul me shpejtësi temperaturën në ndarjen e ngrirësit në cilësimin më të ulët (-32 °C). Krijohen rezerva të të ftohtit, të cilat sigurojnë një ngrirje që ruan vitaminat. Me anë të një çaktivizimi manual, përcaktoni sa gjatë do të qëndrojë aktiv SuperFrost. Në mënyrë alternative funksioni kthehet në funksionimin normal pas maksimumi 65 orësh. Kjo kontribuon dukshëm në kursimin e energjisë, edhe nëse ju harroni të çaktivizoni manualisht funksionin.

Teknologjia SmartFrost siguron përmes një izolimi të mirë që të reduktohet ngrirja dhe të mos krijohet pothuajse fare akull në hapësirën e brendshme të pajisjes. Nga ana tjetër, teknologjia NoFrost parandalon formimin e ngricave ose akullit në produktet tuaja të ngrira dhe i mban produktet pa ngrica, që do të thotë se nuk do të keni më nevojë ta shkrini frigoriferin tuaj ngrirës.

Po, ne kemi frigoriferë ftohës-ngrirës të pajisur me NoFrost dhe BioFresh ose BioFresh Professional HydroBreeze. Pajisjet që kanë këtë teknologji freskie, kanë ndarje të veçanta për çdo grup produktesh. Aty ka kushte ideale klimatike përkatësisht sipas ushqimit. Qoftë mish aromatik, specialitetet më të mira të detit apo sallatë e freskët e tregut - me teknologjinë BioFresh, ushqimi qëndron i freskët dhe pa ngrica për një kohë më të gjatë.

Patjetër. Energjia që humbet me frigoriferët ngrirës të vjetër që zënë shtresë akulli, qarkullohet nga ventilatori në një pajisje me NoFrost. Kjo bën që të qarkullojë ajri i ftohtë në hapësirën e ngrirësit. Përveç kësaj, fakti që nuk do ju duhet të shkrini më asnjëherë frigoriferin ngrirës ndikon pozitivisht në efikasitetin e energjisë. Frigoriferit ngrirës do t’i duhet të ftohet më pak dhe kështu do konsumojë më pak energji. Nëse nuk krijohet akull, nuk humbet energji. Frigoriferët tanë ftohës-ngrirës me qëndrim të pavarur të klasës A të efikasitetit të energjisë janë projektuar veçanërisht në një mënyrë efikase për burimet pa cenuar performancën.

Frigoriferi apo frigoriferi juaj ngrirës zë shtresë akulli pavarësisht funksionit automatik të shkrirjes? Pyetjet e shpeshta për pajisjet tona ju japin disa këshilla se si ta rregulloni vetë problemin. Ne ju ofrojmë gjithashtu ndihmë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kontaktoni departamentin tonë të shërbimit ndaj klientit ose kontaktoni shitësin tuaj lokal të autorizuar të Liebherr.