Ftohja dhe ngrirja

FAQ-të për pajisjet Liebherr

Kemi hartuar listën e pyetjeve më të shpeshta rreth frigoriferëve ftohës dhe ngrirës Liebherr që ofrojmë për ju. Megjithatë, nëse përgjigjen e pyetjes nuk e gjeni këtu, ju lutemi të telefononi pa pagesë qendrën tonë të informacionit. Është në dispozicionin tuaj nga e hëna në të premte në orarin 08:00 - 17:00.

Informacion i përgjithshëm

Klasifikimin e pajisjes mund ta gjeni në etiketën e kapacitetit energjetik të pajisjes. Etiketa e kapacitetit energjetik gjendet në pjesën e brendshme të pajisjes, majtas, në rast se kemi të bëjmë me pajisje plotësisht të pavarura dhe inkaso, dhe në pjesën e jashtme, djathtas, në rastin e banakëve ngrirës. Për informacione të mëtejshme dhe një skicë më të detajuar të etiketës së parametrave, vizitoni faqen tonë të internetit:
Etiketa e parametrave e pajisjeve Liebherr

Numri 9-shifror i shërbimit gjendet te etiketa e parametrave të pajisjes (rreshti i dytë i etiketës së parametrave). Etiketa e kapacitetit energjetik gjendet në pjesën e brendshme të pajisjes, majtas, në rast se kemi të bëjmë me pajisje plotësisht të pavarura dhe inkaso, dhe në pjesën e jashtme, djathtas, në rastin e banakëve ngrirës.

Për informacione të mëtejshme rreth etiketës së parametrave, vizitoni faqen tonë të internetit: Etiketa e parametrave e pajisjeve Liebherr

Informacionin mund ta gjeni në etiketën e kapacitetit energjetik të pajisjes. Etiketa e parametrave gjendet në pjesën e brendshme të pajisjes, majtas, në rast se kemi të bëjmë me pajisje plotësisht të pavarura dhe inkaso, dhe në pjesën e jashtme, djathtas, në rastin e banakëve ngrirës (skica): Informacione të mëtejshme rreth etiketës së parametrave

Informacionin mund ta gjeni në etiketën e kapacitetit energjetik të pajisjes. Etiketa e parametrave gjendet në pjesën e brendshme të pajisjes, majtas, në rast se kemi të bëjmë me pajisje plotësisht të pavarura dhe inkaso, dhe në pjesën e jashtme, djathtas, në rastin e banakëve ngrirës (skica): Informacione të mëtejshme rreth etiketës së parametrave

Liebherr përdor metodën e matjes sipas ISO 62552 për të përcaktuar konsumin e energjisë.

Për të siguruar funksionimin optimal të frigoriferit ftohës ose ngrirës, është përcaktuar klasa e klimës. Përcaktimi mund të gjendet në etiketën e parametrave dhe ofron informacion për temperaturat ideale të ambientit ku mund të përdoret pajisja.

Për shembull, këto klasa mund të jenë:

Nën normale (SN) nga +10°C në +32°C

Normale (N) nga +16°C në +32°C

Nëntropikale (ST) nga +16°C në +38°C

Tropikale (T) nga +16°C në +43°C

Nëse pajisjes suaj i është përcaktuar klasa SN-T e klimës, ajo mund të përdoret në temperatura ambienti nga +10°C to +43°C.

Për informacione të mëtejshme rreth klasës SN-T të klimës, shihni blogun e Liebherr-Hausgeräte:
“Çfarë do të thotë klasa e klimës në një frigorifer” .

Përcaktimi i “kohës së ruajtjes në rast avarie” tregon se sa orë i duhet temperaturës së një ushqimi të ngrirë që të rritet nga –18°C në –9°C në rast avarie.

Nëse rritet mbi –9°C, atëherë kemi të bëjmë me një vlerë kritike përtej së cilës ushqimi nuk duhet të konsumohet më.

Transporti, instalimi dhe vendndodhja

  • Në rastin e instalimit të derës mbivendosëse, dera e mobilies nuk lidhet me trupin e mobilies dhe montohet direkt mbi frigorifer duke përdorur pajisjet ndihmëse të instalimit. Kështu, pesha e derës së mobilies mbahet nga dera e derës së frigoriferit. Gjerësia e hapësirës së përdorshme të mobilies nuk reduktohet për shkak të përdorimit të menteshave. Për këtë, ju rekomandojmë të shihni videon tonë trajnuese në Youtube.
  • Në rastin e kompletit të shinës së derës, dera e mobilies vendoset direkt mbi raft duke përdorur mentesha. Dera e mobilies lidhet me derën e frigoriferit nëpërmjet një shine. Kur dera e mobilies është e hapur, dera e frigoriferit hapet duke e rrëshqitur mbi shinë. Për këtë, ju rekomandojmë të shihni videon tonë trajnuese në Youtube.

Instalimi me shinë mund të kthehet në instalim me derë mbivendosëse.

Në përgjithësi, Liebherr-Hausgeräte rekomandon që frigoriferët ftohës dhe frigoriferët ngrirës të transportohen vetëm në pozicion vertikal. Kjo pasi, në rast se pajisja transportohet në pozicion horizontal, montimi i kompresorit mund të dëmtohet nga dridhjet.

Nëse pajisja mbërrin në banesën tuaj në pozicion horizontal dhe ju zbuloni pas kolaudimit se pajisja është dëmtuar, ju lutemi të kontaktoni menjëherë shërbimin e tonë të riparimeve.

Pajisjen tuaj Liebherr mund ta vendosni në punë sapo të jetë montuar. Nuk keni përse të prisni.

Nëse temperatura e ambientit është nën +10°C, nuk garantohet më funksionimi i përshtatshëm i pajisjes. Në përgjithësi, pajisjet duhet të operohen gjithmonë sipas klasave të klimës.

Për informacione të mëtejshme për temperaturat e ambientit, shihni artikullin tonë rreth klasave të klimës në blogun Liebherr-Hausgeräte:

“Çfarë do të thotë klasa e klimës në një frigorifer” .

Pajisjet Liebherr me tub hidraulik mund të përdoren pa e lidhur këtë të fundit. Mund edhe thjesht të fikni IceMaker-in. Në këtë rast, nuk keni nevojë ta shkëpusni pajisjen nga tubi hidraulik.

Rreth blerjes së pajisjes

Liebherr nuk ka outlet fabrike. Frigoriferët ftohës dhe ngrirës Liebherr janë të disponueshëm vetëm në pikat tona të specializuara të shitjes, të autorizuara nga Liebherr. Sigurisht që, aty, do të mund të merrni këshilla të detajuara drejtpërdrejt nga këshilltarët tanë specialistë. Pikën më të afërt të specializuar të shitjeve të Liebherr mund ta gjeni duke kërkuar kodin postar.

Pajisjet tona mund të shihen dhe të blihen vetëm nga pikat e specializuara të shitjes, të autorizuara nga Liebherr. Ju sugjerojmë që të telefononi specialistin e pikës suaj të shitjes për të zbuluar nëse pajisja për të cilën jeni të interesuar ndodhet në ekspozitën e tyre. Pikën më të afërt të specializuar të shitjeve të Liebherr mund ta gjeni duke kërkuar kodin postar.

Broshurat e pajisjeve Liebherr më të fundit mund të shkarkohen nga faqja jone e internetit nën artikujt e menusë Shërbime – Shkarkime – Broshura.

Pikën më të afërt të specializuar të shitjeve të Liebherr-it mund ta gjeni duke kërkuar kodin postar në faqen e internetit të Liebherr-Hausgeräte.

Mund të merrni informacione rreth çmimeve të pajisjeve tona duke kontaktuar drejtpërdrejt me pikën tuaj të specializuar të shitjeve të Liebherr

Pjesët e këmbimit dhe aksesorët

Nëse dëshironi të blini një pjesë këmbimi apo aksesor, mund të kontaktoni drejtpërdrejt me pikat tona të shitjes së aksesorëve dhe pjesëve të këmbimit.

Defektet, gabimet dhe mesazhet e sistemit

Praktikisht, temperatura e frigoriferit ftohës ose ngrirës do të varet gjithmonë nga lloji dhe sasia e ushqimeve që keni futur në të.

Te temperatura mund të ndikojnë edhe faktorët e mëposhtëm:

- Shumë e ulët/ shumë e lartë: Kontrolloni parametrin e temperaturës. Nëse pajisja kontrollohet mekanikisht, ju lutemi të shihni udhëzimet e përdorimit.

- Shumë e lartë: Dera e pajisjes nuk është mbyllur mirë.

- Shumë e lartë: Ventilimi ose nxjerrja e ajrit nuk po funksionon siç duhet.

- Shumë e lartë: Temperatura e ambientit nuk përkon me klasën e specifikuar të klimës.

- Shumë e lartë: Dera e pajisjes është hapur shumë shpesh ose është mbajtur hapur shumë gjatë.

- Shumë e lartë: Në pajisje janë futur sasi të mëdha ushqimesh të freskëta pa aktivizuar më parë funksionin SuperCool/SuperFrost.

- Shumë e lartë: Pajisja ndodhet pranë një burimi nxehtësie.

- Shumë e ulët: Funksioni SuperCool/SuperFrost është aktivizuar pa dashje (zbatohet vetëm për pajisje me funksion SuperCool dhe SuperFrost)

Udhëzimet e përdorimit japin informacione shtesë për parametrizimin e temperaturës.

Nëse asnjë prej pikave të renditura më lart nuk ju ndihmon, ju lutemi të kontaktoni sa më shpejt të jetë e mundur shërbimin e klientit të Liebherr.

Temperatura normale e sirtarit BioFresh është pak mbi 0°C. Nëse nuk është në këto nivele, atëherë është ndryshuar parametrizimi. Për informacione të mëtejshme rreth parametrizimit të temperaturës së pajisjeve me funksionin BioFresh, shihni udhëzimet e përdorimit

Pikëzat e ujit në faqen e pasme nga brenda lidhen me funksionet e pajisjes dhe janë krejtësisht normale. Kur shihni këto pikëza, pajisja është në proces shkrirjeje. Pikëzat e ujit që krijohen në faqen e pasme kanalizohen në pjatën e avullimit të ujit të shkrirë nëpërmjet ullukut të kullimit të ujit të shkrirë. Ju lutemi të siguroheni që uji i shkrirë të avullojë pa u penguar nga hapja e ullukut të kullimit që ndodhet në faqen e pasme.

Ju lutemi t’i referoheni udhëzimeve të përdorimit për informacione të mëtejshme

Shpeshtësia e ndezjes dhe koha e punës së një frigoriferi ftohës ose ngrirës varet kryesisht nga modeli. Zakonisht, koha e punës e modeleve me kursim energjie është më e gjatë, por megjithatë konsumi është më i ulët. Për shembull, pajisjet me kompresorë me shpejtësi të kontrolluar punojnë me shpejtësi më të ulët kur kërkesa për ftohje është e ulët. Ndonëse kjo gjë rrit kohën e punës, kursehet prapëseprapë energji. Ju lutemi t’i referoheni udhëzimeve të përdorimit për informacione të mëtejshme rreth kësaj teme

Kjo varet nga modeli. Ju lutemi t’i referoheni udhëzimeve të përdorimit për detaje më të sakta.

Frigoriferë ftohës ose ngrirës bëjnë zhurma të cilat janë të natyrës teknike dhe të pashmangshme. Për shembull, këto zhurma janë zhurma të operimit të kompresorit, të ventilatorit, të qarkullimit ose injektimit. Zhurma të tilla si gumëzhimat, fërshfëllimat, fëshfëritjet dhe gurgullimet nuk mund të shmangen plotësisht dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Për informacione të mëtejshme rreth kësaj teme, shihni udhëzimet e përdorimit

Modelet Liebherr me kompresor me shpejtësi të kontrolluar janë të pajisura me një dritë treguese pulsuese.

Ju lutemi të vëreni detajet e mëposhtme:

  • Drita treguese pulson çdo 15 sekonda: Pajisja juaj është në punë, çka do të thotë se çdo gjë është në rregull.
  • Drita treguese pulson në intervale të ndryshme: Pajisja ka hyrë në modalitetin e emergjencës ose ka defekt. Në raste të tilla, ju lutemi të informoni shërbimin e klientit të Liebherr.

Mund të ndodhë për disa arsye:

  • Pajisja nuk është ndezur.
  • Dera e pajisjes suaj nuk është mbyllur mirë dhe kjo gjë ka bërë që drita e brendshme të fiket pas 15 minutash.
  • Mungon magneti i derës, gjë që nuk lejon detektimin e mbylljes së derës. Drita e brendshme fiket pas 15 minutash
  • Drita e brendshme ka defekt. Ju lutemi ta zëvendësoni sikurse përshkruhet në udhëzimet e përdorimit (përveç dritës LED).

Kujdesi dhe mirëmbajtja

Ju rekomandojmë që hermetizuesit e derës t’i pastroni vetëm me ujë. Mund të shtoni pak detergjent të lëngshëm në ujë për të pastruar papastërtitë e mbetura.

Për pajisjet Liebherr prej inoksi, ju rekomandojmë të përdorni vetëm detergjentët tanë. Pastrojeni pajisjen tuaj prej inoksi me detergjentin tonë të posaçëm për pajisjet prej inoksi dhe më pas lustrojeni me solucionin e posaçëm për pajisjet prej inoksi. Këto produkte mund t’i porosisni drejtpërdrejt nga pikat tona të shitjes së pjesëve të këmbimit.

Këto produkte nuk duhet të përdoren mbi sipërfaqe SmartSteel. Ju rekomandojmë t’i pastroni me një leckë të njomë dhe më pas t’i fshini menjëherë me një leckë pambuku. Për informacione të mëtejshme rreth pastrimit të frigoriferëve, shihni blogun Liebherr-Hausgeräte:

“Ja si t’i pastroni frigoriferët në mënyrë të përsosur”.

Funksionet

Modaliteti HolidayMode rregullon temperaturën ftohëse të pajisjes, me dhe pa funksionin BioFresh, në rreth +15°C. Kjo gjë kursen energji, për shembull, kur largoheni për periudha të gjata kohore, dhe parandalon krijimin e aromave të pakëndshme. Në pajisje me funksion ngrirjeje, temperatura e kompartimentit të ngrirjes qëndron sikurse e keni parametrizuar. Ju rekomandojmë që të mos ruani ushqime në frigorifer kur keni aktivizuar modalitetin HolidayMode.

Funksioni SuperCool e ul temperaturën e ftohjes në temperaturën më të ulët të saj (+2°C) për deri në 12 orë. Ky funksion është ideal kur dëshironi të ftohni shpejt ushqimin që keni vendosur së fundmi në ngrirje.

Funksioni SuperFrost i pajisjes Liebherr e ul shpejt temperaturën në temperaturën më të ulët të ngrirjes (–32°C), duke krijuar rezerva akulli për ruajtjen e vitaminave. Funksioni SuperFrost kthehet në normalitet menjëherë pas përfundimit të procesit të ngrirjes, që merr maksimumi deri në 65 orë kohë, gjë që ndihmon në kursimin e energjisë elektrike.

Kyçja e sigurisë për fëmijët te pajisjet Liebherr nuk lejon fikjen aksidentale të pajisjes. Kyçja e sigurisë për fëmijët mund ta aktivizoni duke shtypur simbolin e çelësit. Kur aktivizohet, ndizen dritat në ekranin e integruar në pajisje.

Ruajtja e ushqimit

Lagështia e ulët dhe temperatura fare pak mbi temperaturën e ngrirjes janë ideale për ruajtjen e mishit, peshkut dhe bulmetit. Funksioni BioFresh-DrySafe i Liebherr e mban klimën konstante gjatë gjithë kohës dhe krijon një mjedis të thatë që është ideal për çdo lloj ushqimi.
BioFresh Special, mund të mësoni më shumë rreth funksionit BioFresh.

Frutat dhe perimet ruhen më mirë të papaketuara në modalitetin BioFresh HydroSafe. Nëse frigoriferi është mbushur mirë, klima është me vesë të freskët, ku lagështia maksimale shkon deri në 90 për qind. Kjo pasi frutat dhe perimet kanë përmbajtje më të lartë uji, e cila duhet të mbahet gjatë ruajtjes. Lagështia e lartë dhe temperaturat prej thuajse 0°C në modalitetin HydroSafe nënkuptojnë se uji mbetet në ushqim, i cili qëndron i ftohtë dhe i freskët për një kohë më të gjatë.
BioFresh Special, mund të mësoni më shumë rreth funksionit BioFresh.