Ftohja dhe ngrirja

Frigoriferë, ngrirës dhe frigoriferë të kombinuar ftohës-ngrirës me efikasitet energjie

Ju kujdesuni për ushqimet që konsumoni. Për të tjerat kujdesemi ne.

Frigoriferët tanë vlerësohen vazhdimisht si më të mirët. Dhe kjo jo vetëm në aspektin ekonomik.

Kampionët tanë të efikasitetit janë vërtet të gjithanshëm. Përveç konsumit të ulët të energjisë, ata kanë gjithashtu nivele jashtëzakonisht të ulëta zhurme, hapësirë të bollshme për ushqime, jetëgjatësi të madhe shërbimi dhe rezerva të mëdha fuqie në rastet kur nevojitet.

Kur bëhet fjalë për efikasitetin, ne nuk fokusohemi te vetëm një faktor. Ne mbikëqyrim disa gjëra njëkohësisht. Ose e thënë ndryshe: ne besojmë që të gjitha gjërat e mira vijnë me nga pesë.

Konsumi i energjisë: miqësor me mjedisin

Pajisjet tona tejet efikase në energji ju mundësojnë të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit. Funksionimi me ruajtje të burimeve nënkupton gjithashtu reduktime në emetimet e CO2. Megjithatë, me pajisjet Liebherr mbani të qetë edhe ndërgjegjen tuaj. Për shembull, ne përdorim ftohës natyralë. Dhe i përmbushim përgjegjësitë tona kundrejt mjedisit edhe gjatë prodhimit. Për shembull, fabrikat tona evropiane po kthehen tërësisht me energji të gjelbër.

01/05

Efikasitet i njëjtë. Etiketë e ndryshme.

Me etiketë të re të energjisë për pajisjet elektronike nga data 1 mars e vitit 2021.

Etiketa e mëparshme e energjisë ishte një ndihmë e kufizuar gjatë blerjeve. Përveç klasës A, ishin dhe klasat A+, A++ dhe A+++. Etiketa e re ju kursen nga plusi i tretë ose i katërt. Pajisjet vlerësohen sërish në shkallën e efikasitetit nga ''A'' deri në ''G''.

Çfarë nënkupton etiketa e re për Liebherr?

Prezantimi i etiketave të reja ka nxitur edhe më shumë dëshirën tonë për të sjellë risi. Pajisjet tona janë rioptimizuar për t'u renditur në klasat më të mira të efikasitetit në treg. Por ne duam t'i përmirësojmë edhe më shumë këto rezultate të shkëlqyera. Prandaj po punojmë për t'ju sjellë risitë e të nesërmes.

Kjo është pamja e etiketës së re të BE-së për energjinë.

1. Kodi QR për identifikimin e produktit në bazën e të dhënave të BE-së EPREL (European Product Database for Energy Labeling).

2. "Identifikuesi i modelit" për identifikimin manual të produktit në bazën e të dhënave të BE-së EPREL, p.sh. nëpërmjet numrit të artikullit.

3. Shkalla e re e efiçencës ''A'' deri në ''G''. Në përgjithësi "G" parashikohet vetëm për frigoriferët e verës.

4. Vëllimi i total i të gjitha ndarjeve të ngrirësit.

5. Vëllimi total i të gjitha ndarjeve të ngrirësit dhe frigoriferit.

6. Niveli i zhurmave tani klasifikohet në klasat "A" deri në "D".

Zbuloni pajisjet tona më efikase.

Frigoriferët tanë përdorin shumë pak energji elektrike. Prandaj, shumë nga pajisjet Liebherr gjenden në klasat më ekonomike të efikasitetit të energjisë. Ky efikasitet ka dy avantazhe: mbron mjedisin. Dhe ul faturën e energjisë elektrike. Konsumi më i ulët nuk ndikon në ftohje: ushqimi juaj do të mbetet i freskët për një kohë më të gjatë.

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 145,5 / 69,7 / 76 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 260 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 201,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 360 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 185,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 320 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 201,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 360 l

01/05

Keni pyetje?

Si përcaktohen saktësisht klasat e reja të efikasitetit të energjisë? Çfarë teknologjie duhet të ketë një frigorifer që të konsiderohet pajisje me kursim energjie? Dhe si mund t'ju ndihmojmë të jepni kontributin tuaj për mjedisin? Do t'u përgjigjemi me kënaqësi çdo pyetjeje që keni në lidhje me etiketën e re të energjisë. E presim me padurim mesazhin tuaj: [email protected]