Ftohja dhe ngrirja
gefriertruhe vor dunklem Hintergrund

Frigoriferë ngrirës ­banak

Frigoriferët ngrirës banak janë pajisjet e reja shumëfunksionale.

Frigoriferët tanë ngrirës banak kanë mjaftueshëm hapësirë për të ruajtur të gjitha ushqimet tuaja. Ata nuk spikasin vetëm për vëllimin e tyre të madh, por janë edhe mjaft ekonomikë në konsum. Sistemi StopFrost redukton në mënyrë të konsiderueshme akullin e akumuluar tek ushqimet tuaja të ngrira, ndërsa mekanizmi amortizues i mbylljes SoftSystem mundëson një mbyllje graduale të kapakut të frigoriferit. Ndërkohë, llambat LED me kursim energjie sigurojnë ndriçim optimal. Thënë ndryshe, nuk kurseni energji vetëm nëpërmjet ndriçimit, por edhe gjatë hapje-mbylljes. Nuk është as shumë i ftohtë, as shumë i ngrohtë për ushqimet tuaja, nuk bën as zhurmë dhe as nuk ju hap telashe.

Çfarë ka rëndësi për ju kur vjen puna te frigoriferët ngrirës banak?

E dimë që keni standarde të larta kur bëhet fjalë për frigoriferët ftohës dhe ngrirës. Këtu ju vijmë ne në ndihmë. Krahas performancës së lartë, edhe ruajtja e burimeve është thelbësore. Po nëse do t‘ju thoshim se kemi pikërisht frigoriferin e duhur ngrirës banak për ju, që për çudi nuk bën asfare zhurmë? Falë traditës dhe ekspertizës së nevojshme, kemi projektuar frigoriferë ngrirës banak që nuk ju shpenzojnë as kohë, as para, që nuk bëjnë zhurmë dhe që janë sa më efikasë që është e mundur.

Frigoriferët tanë ngrirës banak më të pëlqyer.

Na lejoni t‘ju prezantojmë zgjedhjen tonë të parë të frigoriferëve ngrirës banak:

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 82,5 / 125,5 / 70,2 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 353 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 82,5 / 104,5 / 70,2 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 192 l

01/03
nofrost effekt gefrorene Beeren

StopFrost. Shkrirja e herëpashershme e frigoriferit tuaj ngrirës banak ka mbetur tashmë në të shkuarën.

Funksioni ynë novator StopFrost ju ofron përfitime të mëdha: ngrica që akumulohet në frigoriferin tuaj ngrirës banak dhe tek ushqimet tuaja të ngrira reduktohet në mënyrë të konsiderueshme, çka do të thotë se do t’ju duhet të shkrini më rrallë. Kjo ju jep më tepër kohë të fokusoheni në gjëra vërtet të rëndësishme. Për më tepër, StopFrost nuk lejon formimin e vakuumit sa herë që hapet e mbyllet kapaku i frigoriferit ngrirës banak, çka do të thotë se mund ta hapni atë pa kurrfarë mundimi.

nachhaltigkeit energieeffizienz

Modelet tona kampione të frigoriferit ngrirës banak janë të dobishme edhe për mjedisin.

Modelet tona kampione të efikasitetit janë vërtet shumëfunksionale. Përveç konsumit të ulët të energjisë, ato ofrojnë edhe një nivel mbresëlënës të ulët zhurme, shumë hapësirë për ushqime, jetëgjatësi të madhe dhe energji rezervë, pikërisht atëherë kur volit. Ne besojmë se gjërat e mira vijnë pesëshe, sepse për ne është shumë e rëndësishme që të mirat e modeleve tona t‘i shijoni në plan afatgjatë. Prandaj, përpiqemi ta optimizojmë gamën e gjerë të aspekteve të frigoriferëve tanë ngrirës banak që në fazën e projektimit.

softsystem

SoftSystem. Sigurohemi që frigoriferi juaj banak të mbyllet gradualisht.

Sistemi ynë SoftSystem është i integruar në kapakun e frigoriferit ngrirës banak për të zbutur lëvizjes e kapakut kur mbyllet, duke siguruar kështu mbyllje jashtëzakonisht graduale në çdo kohë. Edhe lëvizjet e forta ose të shpejta të mbylljes së kapakut amortizohen në mënyrë të sigurt. Nëse i keni duart e zëna, mund ta lëshoni kapakun e frigoriferit ngrirës banak pa kurrfarë shqetësimi.

Nga frigoriferët ngrirës banak te ftohësit e verës: të gjitha pajisjet tona me qëndrim të pavarur në një vështrim të shpejtë.

Zbuloni gamën e plotë të produkteve tona me qëndrim të pavarur: Ftohja. Ngrirja. Ruajtja.

Pyetje të shpeshta për frigoriferët tanë ngrirës banak.

FrostProtect ju lejon ta vendosni frigoriferin tuaj ngrirës banak në çdo dhomë, edhe nëse nuk është nxehur. Falë FrostProtect, ushqimet e ngrira mund të ruhen në mënyrë të sigurt në temperatura ekstreme ambienti deri në -15°C. Ushqimi juaj i ngrirë mbrohet mjaft mirë pa rritur kostot e faturës së energjisë elektrike, pasi frigoriferët tanë ngrirës do të vijojnë të punojnë me efikasitet.

Falë sistemit tonë SmartFrost, frigoriferët tanë janë veçanërisht efikasë. Frigoriferët tanë SmartFrost janë të mirizoluar, duke reduktuar ndjeshëm ngricën që akumulohet brenda. Këto pajisje duhet të shkrihen, maksimumi, një herë në disa vjet. Paretet e lëmuara të brendshme e bëjnë pastrimin shumë më të lehtë. Së fundi, avulluesi, që është i integruar dhe i mbështjellë me shkumë izoluese, jo vetëm që siguron ftohje të njëtrajtshme, por njihet edhe për efikasitetin e tij të lartë.

Të gjithë frigoriferët tanë ngrirës banak kanë sinjal akustik paralajmërues. Sinjali akustik bie kur temperatura e frigoriferit ngrirës nuk është mjaftueshëm e ftohtë ose dera apo kapaku janë mbajtur hapur për një kohë të gjatë. Shkaqet e mundshme për rritjen e temperaturës mund të jenë futja e ajrit të ngrohtë të ambientit, ndërprerja e energjisë elektrike për një kohë të gjatë apo defektet në pajisje. Sinjali akustik mund të fiket duke prekur ekranin. Megjithatë, me raste, sinjalet paralajmëruese ndryshojnë në varësi të modelit. Për shembull, mesazhet paralajmëruese për disa prej modeleve tona mund të jenë të ndryshme. Prandaj, ju lutemi të konsultoheni me udhëzimet e përdorimit për modelin tuaj në veçanti, në rast se keni dyshime. Këto mund t‘i shihni lehtësisht online.

Ushqimi juaj do të ruhet mjaft mirë në frigoriferin ngrirës banak në temperaturën -18°C. Për ta mbajtur ushqimin të ftohtë për një kohë të gjatë dhe për t‘u siguruar që të ketë shije të freskët pas shkrirjes, duhet të kontrolloni gjithmonë nëse temperatura është e duhura. Temperaturat nën -18°C thjesht konsumojnë energji të panevojshme elektrike dhe nuk e zgjasin jetëgjatësinë e ushqimit.

Përgjigjet për pyetje të tjera që keni rreth produkteve tona i gjeni te pyetjet e shpeshta.

Dorëzim i shpejtë

Dorëzim i besueshëm dhe i shpejtë.

Pagesë e sigurt

Pagesë e enkriptuar me SSL 256 bit.

Garanci 2-vjeçare

Mundësi për zgjatje garancie.

Keni pyetje apo ju nevojitet ndonjë këshillim?

Po kërkoni një frigorifer të ri ftohës ose ngrirës? Na tregoni çfarë është e rëndësishme për ju dhe zbuloni modelin e duhur që i përshtatet nevojave tuaja. E keni tashmë një prej katër frigoriferëve ftohës ose ngrirës dhe do të donit disa këshilla për përdorimin dhe trajtimin e tij? Na kontaktoni. Ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.

Mund të na kontaktoni me anë të telefonit nga e hëna në të premte, ora 08:30 - 17:00.

Linja telefonike e shërbimit

00800 50 80 9000

Partneri ynë i shërbimit

Gjeni partnerë shërbimi