Segmente të produkteve

Ju lutemi, vendosni tekstin e kërkimit

Teksti i kërkimit

ShqipShqip
LiebherrFtohja dhe ngrirja
FrigoriferëtFrigoriferë ngrirësFrigoriferë për verëProfesionialëShërbimiPërjetoni LiebherrSegmente të tjerë produktiShqipëria (sq)
Produkti u shtua në listën tuaj të dëshirave.
Produkti u shtua me sukses në krahasimin e produkteve.

Klikoni PUBLIKO VIDEON dhe ndiqni njoftimet e mbrojtjes së të dhënave.

Klikoni PUBLIKO VIDEON dhe ndiqni njoftimet e mbrojtjes së të dhënave.

BluRoX: Izolimi novator i perlitit me vakum

E ardhmja është rrethore

Teknologjia jonë me vakum me perlit është një risi që do të transformojë ftohjen dhe ngrirjen. Ju prezantojmë me BluRoX. Në vend të shkumës tradicionale së poliuretanit (PU), kjo teknologji novatore përdor një mënyrë më efikase izolimi të të ftohtit: një vakum. Guri i llavës i grimcuar imët, i njohur si perlit, stabilizon përbërësit e vakuumuar.

Baza: një dizajn revolucionar produkti

Ndryshe nga sistemi i njohur i izolimit me vakum me panele vakumi brenda elementeve prej shkume, teknologjia e vakumit me perlit në pajisjet BluRoX përbëhet nga një element vakumi 3D i plotë dhe i qëndrueshëm.

Kjo video mundësohet nga Google*. Kur ngarkoni videon, të dhënat tuaja, duke përfshirë adresën IP, i transmetohen Google-it dhe mund të ruhen dhe të përpunohen nga Google, edhe për vetë qëllimet e tij, jashtë BE-së ose ZEE-së dhe kështu në një vend të tretrë, veçanërisht në SHBA**. Ne nuk kemi ndikim në përpunimin e mëtejshëm të të dhënave nga Google.

Duke klikuar “PRANOJ”, miratoni transmetimin e të dhënave te Google për këtë video, në bazë të nenit 6 para. 1 pika a GDPR. Nëse nuk dëshironi të jepni miratimin për secilën video të YouTube në të ardhmen dhe dëshironi të mund t'i ngarkoni videot pa këtë bllokues, mund të zgjidhni gjithashtu “Prano gjithmonë videot e YouTube” dhe si rrjedhim jepni miratimin për tansmetimin dhe transferimin e të dhënave tek Google për të gjitha videot e tjera të YouTube që do të hapni në faqen tonë në të ardhmen.

Ju mund t'i tërhiqni miratimet e dhëna në çdo kohë me efekt në të ardhmen, duke parandaluar kështu transmetimin e mëtejshëm të të dhënave tuaja duke hequr zgjedhjen e shërbimeve përkatëse tek “Shërbime të ndryshme (opsionale)” tek cilësimet (më pas edhe përmes “Cilësimet e privatësisë” në pjesën e poshtme të faqes sonë të internetit).

Për informacione të mëtejshme, lexoni Deklaratën për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Politikën e Privatësisë së Google.*Google Ireland Limited, Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Irlandë; kompania mëmë: Google LLC, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, SHBA** Shënim: Transferimi i të dhënave në SHBA që lidhet me transmetimin e të dhënave tek Google bëhet në bazë të vendiimit të Komisionit Evropian për përshtatshmërinë, e datës 10 korrik 2023 (Kuadri i Privatësisë së të Dhënave i BE-së/SHBA-së).

10 vite për t'u krijuar – Takoni disa nga njerëzit pas ngrirësit revolucionar në filmin tonë FNXa 522i.

Rreth EcoVadis

Ne përdorim EcoVadis, për t'i bërë më të krahasueshme përparimet tona në fushën e përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë së korporatës. Fokusi ynë për një strategji tërësore të kompanisë tani është shpërblyer: Dekorata me medaljen e artë EcoVadis dhe renditja ndër më të mirët nga 3% e të gjitha kompanive të dekoruara tregon qartë, që ne po përballemi me sfidat ekologjike, sociale dhe etike.

Mësoni më shumë

Përjetoni pasionin tonë për ftohjen dhe ngrirjen.

Dhe përgatituni të mahniteni.

Teknologjia novatore BluRoX nga Liebherr
ofron përfitime për njerëzit si edhe për mjedisin

Efikasitet maksimal energjie

Në vend të elementeve tradicionale të shkumës, BluRoX përdor një vakum të kombinuar me gurë llave të grimcuar imët, të njohur si perlit. Nga ana energjetike, vakumi siguron izolimin më të mirë të mundshëm. Për shkak të mikrostrukturës së tij me kristaline, perliti ka një përçueshmëri termike shumë të ulët. Ky kombinim i vakumit dhe perlitit krijon një zgjidhje me efikasitet të pakrahasueshëm energjetik dhe njëkohësisht kompakt për izolimin e të ftohtit.

Keni pyetje apo ju nevojitet ndonjë këshillim?

Po kërkoni një frigorifer të ri ftohës ose ngrirës? Na tregoni çfarë është e rëndësishme për ju dhe zbuloni modelin e duhur që i përshtatet nevojave tuaja. E keni tashmë një prej katër frigoriferëve ftohës ose ngrirës dhe do të donit disa këshilla për përdorimin dhe trajtimin e tij? Na kontaktoni. Ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.

Mund të na kontaktoni me anë të telefonit nga e hëna në të premte, ora 08:30 - 17:00.

Linja telefonike e shërbimit

00800 50 80 9000

Partneri ynë i shërbimit

Gjeni partnerë shërbimi

Më shumë vëllim

Izolimi tejet efikas BluRoX nënkupton mure deri në një të tretën më të holla se muret e një pajisjeje me izolim tradicional me shkumë. Një pajisje e cila është e pajisur plotësisht me teknologjinë me vakum me perlit ka të njëjtat përmasa por rreth 25% më shumë kapacitet.

Dizajn i riciklueshëm i produktit

Kur një pajisje BluRoX ka përfunduar ciklin e saj të përdorimit, materiali i pastër i perlitit mund të hiqet dhe ripërdoret pa pasur nevojë për shumë përpunim. Për më tepër, për shkak se izolimi BluRoX nuk është i lidhur me komponentët rrethues, skeleti i jashtëm dhe ena e brendshme mund të përpunohen dhe ripërdoren lehtësisht.

I thjeshtë për t'u riparuar

Për shkak se trupi i perlitit me vakum nuk ka asnjë komponent teknik të integruar, moduli kompakt i ftohjes (duke përfshirë sistemin e tij elektronik) përshtatet në bazën e pajisjes BluRoX si një njësi e zëvendësueshme.

Kjo i bën riparimet edhe më të thjeshta, më të shpejta dhe më të leverdishme për klientët tanë.

Prodhuar në Gjermani

Produktet tona superiore ofrojnë cilësi premium, dizajn të avancuar dhe veçori novatore që i përshtaten më së miri stilit tuaj të jetesës. Përdorimi i materialeve me cilësi të lartë, finiturat e detajuara në mënyrë të përsosur dhe komponentët ftohës elitarë kombinohen me proceset më të fundit të prodhimit, duke rezultuar në një produkt ftohës të jashtëzakonshëm.

Emetimet CO² (2022)

Objekti 1:
Emetimet e drejtpërdrejta të gazeve serrë të krijuara në nivel lokal nga aktivitetet që zotëron ose kontrollon një organizatë.1,428t CO² eq.
Objekti 2
Emetimet e tërthorta të gazeve serrë që krijohen nga energjia e blerë.0t CO² eq.

Konsumi i ujit (2022)

Tërheqja totale vjetore (2022)12,319 m³Ujë i pastër nga palë e tretë.
Shkarkimi total vjetor (2022)11,683 m³Shkarkimi tek palët e treta (pa trajtim paraprak në vend) - vlen vetëm për përdorimin e ujit për qëllime higjienike (tualete, larje duarsh) dhe/ose në kuzhina.
Konsumi total vjetor (2022)636 m³Uji që gjendet në sistemin e lyerjes* pastrohet, avullohet dhe vihet sërish në qarkullim. Herë pas here duhet të shtohet ujë i pastër për të kompensuar ujin e avulluar - sistemi funksionon pa ujëra të ndotura.

*Sistemi i lyerjes nuk është pjesë e procesit të prodhimit të të gjitha pajisjeve BlueRoX - dhe do të hiqet gradualisht për të gjitha proceset e prodhimit në fabrikën e prodhimit të plotë.
Sasia e ujit sipas fazës së ciklit të përdorimit të pajisjeve BluRoXNë proceset e prodhimit të pajisjeve BluRoX nuk konsumohet ujë.
Në fazën e përdorimit nuk konsumohet ujë.
Rreziku fizik Ochsenhausen: (Niveli i tërheqjes së ujit)mesatar-i lartë (20-40%)Referenca: Atlasi AQUEDUCT i zonave të rrezikuara për ujë

Rreth EcoVadis

Ne përdorim EcoVadis, për t'i bërë të matshme përparimet tona në fushën e përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë së korporatës. Fokusi ynë për një strategji tërësore të korporatës tani është shpërblyer: Vlerësimi me medaljen e artë EcoVadis dhe renditja ndër më të mirët nga 3% e të gjitha kompanive të vlerësuara tregon qartë, që ne po përballemi me sfidat ekologjike, sociale dhe etike.

Mësoni më shumë

Dorëzim i shpejtë

Dorëzim i besueshëm dhe i shpejtë.

Pagesë e sigurt

Pagesë e koduar SSL 256 bit.

Teknologjitë e ftohjes

Teknologji novatore për të ruajtur ushqimet në mënyrën më të mirë të mundshme

Efikasiteti i energjisë

Konsumimi i ulët i energjisë kursen energji të vlefshme

Dizajn i shkëlqyer

Tejet i lehtë për t'u përdorur dhe dizajn i përjetshëm, klasik

Inxhinieri gjermane

Cilësi e lartë dhe ekspertizë teknike që nga viti 1954