Freski e pakufizuar në kohë: frigoriferët dhe frigoriferët ftohës-ngrirës të rinj me qëndrim të pavarur
E fisme, fisnike ose fisnik?
Kuzhina juaj është unike, pse mos të jetë edhe frigoriferi juaj i tillë. Frigoriferët tanë purist Liebherr përshtaten pa probleme në çdo kuzhinë dhe do t'ju hapin oreksin me pamjen e tyre klasike dhe ekskluzive. Ato bëhen me materiale të ndryshme të cilësisë së lartë, ngjyra të këndshme dhe dizajn ergonomik të dorezës.
Cilësi e lartë dhe kulmi i kënaqësisë autentike, edhe për produkte ushqimore.
Është misioni ynë që të zhvillojmë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhje të reja dhe të përmirësuara për të krijuar kushte optimale të hapësirës ruajtëse për varietetet më të gjera të mundshme të ushqimit. Për freski afatgjatë, për të mbrojtur vitaminat e çmuara të ushqimeve dhe për një përvojë në shije, të ngjashme si direkt pas blerjes ose mbledhjes. Shikoni gjeneratën tonë të re të pajisjeve të kuzhinës me qëndrim të pavarur.
Veçoritë kryesore të pajisjeve tona të reja me qëndrim të pavarur.
Për një pamje sa më të rregullt. Madje edhe përpara se të hapni frigoriferin.
Për navigim më të thjeshtë, ne i kemi ndarë pajisjet tona të reja të kuzhinës në katër seri të thjeshta për t'u kuptuar.
Modelet tona kryesore.
Ruan për kohë më të gjatë. Freskia është çështje e teknologjisë.
Në blerjet tuaja të ushqimeve, nuk bëni asnjë kompromis. Ju kërkoni për përbërësit natyralë, cilësinë më të mirë dhe freskinë maksimale. Sigurisht: kushdo që vlerëson ushqimin e mirë dëshiron ta mbajë të freskët për sa më gjatë që të jetë e mundur. Dhe pikërisht për këtë qëllim, ne kemi zhvilluar teknologji ftohjeje novatore.
BioFresh Professional me Hydro Breeze. Ftohje si profesionistët.
Veçoria jonë HydroBreeze është standardi ynë më i lartë i freskisë. Një mjegull e ftohtë që përhapet si një balsam mbi frutat dhe perimet në sirtarin BioFresh Professional. Kjo mjegull garanton freski të gjatë, përmirëson strukturën dhe bën që edhe perimet me gjethe shumë të holla të rrojnë shumë gjatë. Përveç kësaj, ajo siguron një efekt vizual të mrekullueshëm në sirtarin BioFresh Professional.
BioFresh Professional me sirtar Fish & Seafood. I freskët si direkt nga tregu.
Për t'u siguruar që peshku dhe frutat e detit të kenë shije po aq të freskët pas disa ditësh ashtu si në stendat në market, ju duhet një hapësirë ruajtëse në frigorifer që ruan freskinë - si sirtari ynë Fish & Seafood. Këtu ruhen peshku dhe frutat e detit në – 2°C dhe me më pak lagështi ajri. Kushtet e përkryera për të shijuar shije peshku të freskët në një kohë shumë më të gjatë.
NoFrost. Jo më shkrirje.
Funksioni automatik i shkrirjes garanton që ushqimet e ngrira të mbeten të freskëta. Nuk ka më nevojë që ushqimi i ngrirë të vendoset diku tjetër në ruajtje gjatë shkrirjes manuale. Ftohja optimale konstante qëndron e njëjtë pa ndërprerje.
Ne thjesht e kemi bërë akoma më të lehtë.
Balancim i përkryer: një paketë e përgjithshme e fortë.
Frigoriferët tanë ftohës janë realisht të gjithanshëm. Që gjatë zhvillimit ne kemi realisht në mendje shumë faktorë në të njëjtën kohë dhe kështu që ofrojmë pajisjen me balancimin më të mirë. Ose për ta thënë ndryshe: të gjitha gjërat e mira vijnë nga katër.
Mendojmë përtej të sotmes.
Në konceptimin e pajisjeve tona ne i kushtojmë vëmendje të veçantë qëndrueshmërisë. Bashkë me jetëgjatësinë e pajisjeve tona të kuzhinës, shtyllat më të rëndësishme janë: efikasiteti maksimal i energjisë, shmangia e prishjes së panevojshme të ushqimit dhe reduktimi i përdorimit të plastikës. Pse? Sepse jo vetëm pajisjet tona, por i gjithë planeti duhet të jetojë sa më gjatë të jetë e mundur.
Edhe detaji më i vogël meriton vëmendjen më të madhe.
Ne i kushtojmë rëndësi cilësisë pa kompromise – deri te vida më e vogël. Dhe kështu ka qenë që nga fillimi. Që nga viti 1954, ne kemi prodhuar frigoriferë, ngrirës dhe pajisje të tjera kuzhine dhe i shesim ato në mbarë botën. Megjithatë, në zemër ne jemi ende një biznes familjar dhe me rrënjë të konsoliduara në Gjermani, dhe ne akoma i zhvillojmë të gjitha produktet tona këtu. Inxhinieria gjermane – me lidhjen me themeluesin tonë dhe me gjithë ekspertizën e mbledhur këtu gjatë brezave.
Bëni një prezantim. Në kuzhinën tuaj.
Gjuha e dizajnit të ri purist të Liebherr impresionon me modelin e jashtëzakonshëm të cepave, me sipërfaqet elegante dhe siluetën pa spërdredhje.
InteriorFit. Shfrytëzim elegant i dollapëve të kuzhinës. InteriorFit ju lejon të përdorni maksimalisht hapësirën në kuzhinën tuaj me pajisjet tona me qëndrim të pavarur pasi nuk ju nevojitet një hapësirë në anë për ventilim afër mureve dhe pajisjeve. Vetëm dera e frigoriferit është e dukshme në kuzhinën tuaj. Gjithçka tjetër është e padukshme.
Kërkimi i shitësve.
A jeni të interesuar në një pajisje kuzhine Liebherr? Gjeni një shitës afër jush.
Keni pyetje apo ju nevojitet ndonjë këshillim?
Po kërkoni një frigorifer të ri ftohës ose ngrirës? Na tregoni çfarë është e rëndësishme për ju dhe zbuloni modelin e duhur që i përshtatet nevojave tuaja. E keni tashmë një prej katër frigoriferëve ftohës ose ngrirës dhe do të donit disa këshilla për përdorimin dhe trajtimin e tij? Na kontaktoni. Ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.
Mund të na kontaktoni me anë të telefonit nga e hëna në të premte, ora 08:30 - 17:00.
Linja telefonike e shërbimit
00800 50 80 9000