Ftohja dhe ngrirja

Për një pamje sa më të rregullt. Madje edhe përpara se të hapni frigoriferin.

Cila pajisje e pavarur është për mua? Nuk është gjithnjë e lehtë t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje.

Prandaj jua kemi bërë më të lehtë duke e ndarë gamën e produkteve tona në katër

seri të veçanta. Në këtë mënyrë mund të gjeni me lehtësi pajisjen e pavarur për ju.

Seria Pure. Për të gjitha gjërat bazë.

Seria Pure është klasa jonë themelore. E thjeshtë, e qartë dhe e pajisur në mënyrë të përsosur për të gjitha nevojat themelore. Pajisjet e kuzhinës të serisë Pure janë reduktuar në mënyrë thelbësore. Por janë plotësuar me cilësinë më të lartë të Liebherr.

EasyFresh.

Këtu frutat dhe perimet mbahen siç duhet të pa paketuara. Me temperaturë të njëjtë si në ndarjen e ftohjes , dhe në raftin e mbyllur hermetikisht, sallata për shembull , është akoma e freskët edhe pas 7 ditësh.

Konektiviteti

A doni që të jeni gati për shtëpinë inteligjente të së ardhmes? Liebherr juaj do t'ju ndihmojë me kënaqësi: Të gjitha pajisjet tona të reja të kuzhinës janë ose të lidhura në rrjet nga fabrika ose mund të lidhen më pas me WiFi nëpërmjet SmartDeviceBox.

Ekrani me prekje

Në majat e gishtave tuaj: Ekrani me prekje bën të mundur përdorim të lehtë dhe intuitiv të pajisjes suaj Liebherr. Të gjitha funksionet shfaqen qartësisht në ekran. Një prekje e lehtë në funksione është gjithçka që duhet për t'i zgjedhur.

Pajisjet e pavarura në serinë tonë Pure:

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 185,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 330 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 201,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 371 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 185,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 330 l

01/07

Seria Pure, një plus në komoditet.

Seria Plus është e ndërtuar mbi serinë tonë Pure dhe ka shumë detaje shtesë mahnitëse. Plus këtu nënkupton një plus në komoditet. Pajisjet e pavarura jo vetëm që janë të klasit të parë në aftësitë e ftohjes dhe ngrirjes, por janë edhe pak më inteligjente. Ato ndihmojnë për t'i bërë pak më të lehta veprimet manuale.

BioFresh

Me teknologjinë BioFresh të vërtetuar, ushqimi mund të ruhet pak lart se 0 °C. Me lagështinë pikërisht në nivelin e duhur, frutat dhe perimet qëndrojnë të freskëta për kohë më të gjatë në kasafortën e mbyllur Fruit & Vegetable. Mishi, peshku dhe produktet e qumështit janë të ruajtura më së miri në kasafortën Meat & Dairy.

Mekanizëm ndalimi i butë SoftSystem.

Falë SoftSystem, dera e frigoriferit mbyllet qetë dhe në mënyrë të sigurt vetëm me një shtytje të lehtë. Shishet që mbahen brenda derës qëndrojnë në këmbë në mënyrë të sigurt, dhe asgjë nuk tundet ose përplaset.

IceMaker

Do të bëni një festë? S'ka problem. IceMaker mund të prodhojë deri në 130 kuba akulli në ditë, kështu do të keni shumë akull për të bërë kokteje dhe pije freskuese në festat në kopsht gjatë verës.

Pajisjet e pavarura në serinë tonë Plus:

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 145,5 / 69,7 / 76 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 260 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 201,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 360 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 185,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 320 l

01/19

Seria Prime, e pagabueshme për sa i përket dizajnit dhe materialit.

Me serinë Prime bëhet qartësisht më e fisme. Ajo është një shprehje e pagabueshme për sa i përket dizajnit dhe materialeve. Mbi të gjitha, në pajisjet tona të pavarura përdoren materialet me cilësinë më të lartë, si për shembull inoks. Veçoritë e ndriçimit të veçantë i bëjnë gjithashtu shumë tërheqëse pajisjet në këtë seri.

LightTower

Shijoni ndriçimin e bukur brenda: LightTowers bëjnë që ushqimet dhe pijet të ndriçohen në mënyrë ideale dhe të janë të pozicionuara në mënyrë të tillë që frigoriferi të jetë sa më i ndriçuar, edhe kur është plot.

Ekrani Touch & Swipe

Liebherr bën pikërisht çfarë i kërkoni ju: Ekrani Touch & Swipe bën të mundur përdorimin e lehtë dhe intuitiv. Zgjidhni funksionet e tilla si, SuperCool thjesht duke prekur dhe lëvizur ekranin me ngjyra.

Muri i pasmë me SmartSteel

Muri i pasmë elegant SmartSteel i jep Liebherr tuaj një pamje elegante. Edhe ushqimeve tuaja do t'u pëlqejë shumë SmartSteel, sepse inoksi nuk dëmton ushqimet dhe është higjienik. Gjithashtu SmartSteel bën që të mos duken shenjat e gishtave.

Pajisjet e pavarura në serinë tonë Prime:

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 201,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 362 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 201,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 362 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 201,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 362 l

01/08

Seria Peak, për këto që ka shije ekskluzive.

Seria Peak është seria jonë që qëndron mbi gjithë të tjerat. Teknologjia novatore e Liebherr takohet këtu me dizajnin e klasit të lartë dhe zgjidhjet e komoditetit të kategorisë ekstra. Nuk ka kompromise. Pajisjet e pavarura në këtë seri janë për njerëzit që kanë pritshmëritë më të larta.

BioFresh me HydroBreeze

Ftohini frutat dhe perimet njëlloj si profesionistët me HydroBreeze, me një fryrje të ftohtë dhe temperaturë ruajtjeje 0 °C duke i dhënë ushqimit atë goditje shtesë që i duhet për të qenë i freskët për më shumë kohë. BioFresh Professional Safe është një tjetër aspekt i veçantë vizual.

InfinitySpring

Një mal me ujë të pijshëm të freskët e të ftohtë në kuzhinën tuaj: InfinitySpring duket tepër i bukur për të qenë i vërtetë. Dispenseri i ujit nxjerr ujë të freskët, të ftohtë pa derdhur asnjë pikë. Kjo do të thotë që nuk ka nevojë të blini ujë në bidon, dhe kjo është diçka e mirë për mjedisin.

Sirtarë OpenStage

Le t‘u hedhim një sy të gjithave: Lartësitë e ndryshme të sirtarëve jua bëjnë shumë të lehtë të mbani ushqime me madhësi të ndryshme. Sirtarët transparentë GlassLine ju lejojnë të shihni qartë gjithçka, nga fillimi deri në krye.

Pajisjet e pavarura në serinë tonë Peak:

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 201,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 362 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 145,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 199 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 145,5 / 69,7 / 76 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 260 l

01/06

*Pajisjet standarde të renditura më sipër mund të ndryshojnë në varësi të modelit. Detajet mund të gjenden në faqen e produktit të caktuar.