Ftohja dhe ngrirja
01/09
  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi - 145,5 / 69,7 / 76 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm - 260 l

  • Niveli i zhurmës - 34 dB

NoFrost

Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë. NoFrost mbron hapësirën e ngrirjes nga akulli i padëshiruar, e cili harxhon shumë energji dhe ngandonjëherë është e shtrenjtë. NoFrost nënkupton: Jo më shumë mundim dhe kohë që kërkon shkrirjen e frigoriferit, të keni më shumë kohë për gjëra të tjera – dhe të kurseni para.

White

E thjeshtë, klasike, me cilësi të lartë: Me sipërfaqen e saj të lyer me ngjyrë të bardhë të shkëlqyeshme pajisja Liebherr përshtatet veçanërisht mirë në një ambient të pastër – dhe mbetet e përjetshme, e bukur dhe funksionale në trende dhe modele. Sipërfaqja në ngjyrë të bardhë është e fortë dhe pastrohet lehtësisht. Në këtë mënyrë pajisja juaj Liebherr mbetet për shumë vite e bukur siç është.

Touch & Swipe-Display

Pajisja juaj Liebherr ju dëgjon me vëmendje në udhëzim: Falë Touch & Swipe-Display ju e përdorni frigoriferin tuaj në mënyrë intuitive dhe shumë lehtë. Zgjidhni lehtë funksionet si ""SuperCool"" në ekranin me ngjyra nëpërmjet prekjes dhe fshirjes. Po aq lehtë rregulloni edhe temperaturën. Po nëse nuk e përdorni ekranin në mënyrë aktive? Atëherë ju tregon temperaturën aktuale.

EasyTwist-Ice

Qoftë për ditë vere ose për festë: Falë EasyTwist-Ice përgatisni thjesht dhe shpejt një rezervë me kuba akulli – krejtësisht pa lidhje të përhershme me rrjetin e ujit. Thjesht mbushni me ujë rezervuarin, lëreni të ngrijë dhe me një rrotullim të thjeshtë lëshoni kubat e prodhuar të akullit - shërbeni tani pije të ftohta. EasyTwist-Ice pastrohet lehtësisht dhe siguron gjithmonë një prodhim higjienik për kubat e akullit.

EasyOpen

A e njihni këtë ndjesi? Pas ruajtjes së blerjeve në ngrirës ju vini re që kishit harruar një ushqim – dhe duhet ta tërhiqni fort derën për ta hapur përsëri. Kjo nuk ju ndodh me pajisjen tuaj Liebherr: Falë EasyOpen dera mund të hapet në mënyrë komode dhe të thjeshtë edhe disa herë njëra pas tjetrës.

Doreza shufër (me sistem të integruar të hapjes)

Hapja që kryet në mënyrë të thjeshtë: Doreza shufër praktike dhe elegante me sistemin e integruar të hapjes ju mundëson juve për të hapur derën e pajisjes me pak forcë - edhe në rastin kur e hapni disa herë shkurtimisht njëra pas tjetrës. Dorezat e fisme në dizajn minimalist janë tërheqëse për sytë në pajisjen tuaj ftohëse.

Grupi i produkteve
Frigorifer i pavarur me NoFrost dhe EasyTwist-Ice
GTIN
4016803131670
Series
Peak

*

Vlera sipas Standardit Global (GS)

**

Në përputhje me Rregulloren BE 2019/2016, ne përfaqësojmë vëllimin e përgjithshëm si një numër të plotë (të rrumbullakosura poshtë) dhe vëllimin e ndarjeve të ngrirësit dhe ushqimeve të freskëta me një shifër dhjetore. Spektri i plotë i klasave të efikasitetit mund të gjendet në faqen 9. Sipas (BE) 2017/1369 6a. Termi “vëllim” i referohet termit “vëllim” i përmendur në rregulloren aktuale.

Vini re: Pavarësisht mirëmbajtjes së kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike dhe mund të ndodhin gabime ose devijime të përmbajtjes në imazh ose tekst krahasuar me pajisjen origjinale.