Ftohja dhe ngrirja
01/09
  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi - 201,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm - 371 l

  • Niveli i zhurmës - 35 dB

EasyFresh

Garanti për freskinë e tregut në shtëpinë tuaj është rafti ynë për ruajtjen e ushqimeve EasyFresh. Nëse janë fruta apo perime: këtu ruhet gjithçka në mënyrë optimale. Nga ushqimet rritet lagështia e ajrit në raft falë mbylljes hermetike. Në këtë mënyrë ushqimet ruhen të freskëta për një kohë të gjatë.

NoFrost

Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë. NoFrost mbron hapësirën e ngrirjes nga akulli i padëshiruar, e cili harxhon shumë energji dhe ngandonjëherë është e shtrenjtë. NoFrost nënkupton: Jo më shumë mundim dhe kohë që kërkon shkrirjen e frigoriferit, të keni më shumë kohë për gjëra të tjera – dhe të kurseni para.

DuoCooling

Falë dy qarkullimeve komplete, të ndara të ajrit të ftohtë, DuoCooling siguron që të mos ketë shkëmbim ajri ndërmjet pjesës ftohëse dhe asaj ngrirëse. Ushqimet as nuk thahen dhe as nuk mbajnë erë. Dhe kjo nënkupton: më pak ushqime për të hedhur, më rrallë për të blerë, por më shumë për të kursyer dhe për të shijuar.

Bezhë

Pajisjet ftohëse nuk duhet të kenë optikë të ftohtë: Nëpërmjet sipërfaqes me ngjyrë bezhë pajisja juaj Liebherr jep një përshtypje të këndshme në kuzhinën tuaj – dhe kështu përshtatet në mënyrë të përkryer me një mobilim më tradicional dhe me mobiliet prej druri. Sipërfaqja në ngjyrë bezhë është e fortë dhe pastrohet lehtësisht. Në këtë mënyrë pajisja juaj Liebherr mbetet për shumë vite e bukur siç është.

Touch-Display

Vërtet prekëse: Nëpërmjet ekranit me prekje ju përdorni thjesht dhe në mënyrë intuitive pajisjen tuaj Liebherr. Në ekran janë të renditura qartë të gjitha funksionet. Me një prekje të lehtë me gisht ju zgjidhni për shembull pa mundim funksionet ose kontrolloni temperaturën aktuale të pajisjes suaj ftohëse.

Dorezë e futur

I veçantë dhe funksional: Falë gropës me dorezë vertikale të montuar në mënyrë të qëndrueshme dhe ergonomike ju mund ta hapni lehtësisht këndshëm pajisjen. Gjithashtu dizajni modern dhe purist mundëson përshtatjen në mënyrë të përkryer në kuzhinën tuaj pa përdorur dorezat.

*

Vlera sipas Standardit Global (GS)

**

Në përputhje me Rregulloren BE 2019/2016, ne përfaqësojmë vëllimin e përgjithshëm si një numër të plotë (të rrumbullakosura poshtë) dhe vëllimin e ndarjeve të ngrirësit dhe ushqimeve të freskëta me një shifër dhjetore. Spektri i plotë i klasave të efikasitetit mund të gjendet në faqen 9. Sipas (BE) 2017/1369 6a. Termi “vëllim” i referohet termit “vëllim” i përmendur në rregulloren aktuale.

Vini re: Pavarësisht mirëmbajtjes së kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike dhe mund të ndodhin gabime ose devijime të përmbajtjes në imazh ose tekst krahasuar me pajisjen origjinale.