Ftohja dhe ngrirja

Pajisje ftohëse për dyqanet e vogla ushqimore

Nga profesionistët për profesionistët

Pajisje ftohëse novatore për dyqanet e vogla ushqimore. Ju jeni profesionistë në shitjen e ushqimeve, ne në ftohjen për dyqanet e vogla dhe kontrollin e temperaturës së produkteve tuaja. Frigoriferët dhe ngrirësit Liebherr për dyqanet e vogla ofrojnë një ftohje të besueshme, precize dhe një prezantim tërheqës të artikujve. Nuk është habi, fundja ne i kemi projektuar ata në mënyrë të veçantë për kërkesa të shumëllojshme për dyqanete e vogla ushqimore. Natyrisht që sistemet tona ftohëse ftohin nëpërmjet gazit ftohës me vlerë të ulët GWP (potenciali i ngrohjes globale) dhe përdorin shkrirjen me gaz të nxehtë për më shumë efikasitet energjetik. Kështu ju mund të përqendroheni në atë çka është më e rëndësishme: shitjet.

Nxitje e xhiros. Kudo që dëshironi.

Siguri, pastërti dhe leverdi: standardet tona të pajisjeve për suksesin tuaj të shitjeve.

  • TDA maksimale (sipërfaqja totale e ekspozimit) nëpërmjet sipërfaqeve të mëdha prej xhami
  • Nuk ka formim kondensati te dyert
  • Prezantim i përkryer i produkteve falë ndriçimit LED
  • Izolim shumë efektiv
  • Kompresor me komandim të shpejtësisë me sistem komandimi preciz
  • Qëndrueshmëri nëpërmjet gazit të fuqishëm ftohës, pa FKW R290
  • Shkrirje automatike me gaz të nxehtë
  • Shpejtësi dhe prakticitet në pastrim
  • Pa nevojë për mirëmbajtje

Frigoriferë për dyqanet e vogla ushqimore

Kur burimi i energjisë kthehet në kuti kursimi, kjo sjell përfitime edhe për mjedisin.

Cilësia e lartë e produktit dhe efikasiteti maksimal energjetik garantojnë produkte ekonomike të qëndrueshme:

  • Konsum i ulët energjie
  • Hapësirë e bollshme për ushqimet
  • Jetëgjatësi e madhe e produktit
  • Rezerva të mëdha energjie
  • Nivel i ulët i zhurmës
  • Shfrytëzim optimal i hapësirës
  • Besueshmëri absolute

Ne kujdesemi për ju nga A deri te Z.

Planifikimi dhe zhvillimi

Shfrytëzoni maksimalisht supermarketin tuaj. Së bashku me ju ne analizojmë situatën e filialit tuaj dhe zhvillojmë një koncept individual për ju.

Shërbimi i shitjeve dhe logjistikës

Ju nuk duhet të bëni asgjë, përveçse të na lini të bëjmë punën tonë. Ekspertët me përvojë ndërtojnë pajisje brenda një dite – të besueshme dhe në kohë, edhe kur afatet janë të ngushta.

Shërbimi për klientin

Ndihmë e menjëhershme në vend të radhës së pritjes. Një telefonatë me personin tuaj të kontaktit mjafton dhe ju merrni mbështetje në mbarë botën nga teknikët e servisit, të cilët kryejnë trajnime të rregullta.

Sportele unike

Për planifikimin, instalimin, shërbimin.

Efikasitet energjie

Kursim i kostove dhe burimeve.

Pajisje të gatshme

Zgjidhja modulare dhe fleksibël Plug-in.

Keni pyetje apo ju nevojitet ndonjë këshillim?

Po kërkoni një frigorifer të ri ftohës ose ngrirës? Na tregoni çfarë është e rëndësishme për ju dhe zbuloni modelin e duhur që i përshtatet nevojave tuaja. E keni tashmë një prej katër frigoriferëve ftohës ose ngrirës dhe do të donit disa këshilla për përdorimin dhe trajtimin e tij? Na kontaktoni. Ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.

Mund të na kontaktoni me anë të telefonit nga e hëna në të premte, ora 08:30 - 17:00.

Linja telefonike e shërbimit

00800 50 80 9000

Partneri ynë i shërbimit

Gjeni partnerë shërbimi