Liebherr ka një zgjidhje të përshtatshme për çdo kërkesë
Ftohja dhe ruajtja e vaksinave
Vaksinat kanë origjinë biologjike dhe zakonisht janë të ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme. Në veçanti ngrohtësia dhe drita kanë efekt destabilizues te strukturat molekulare, e cila është arsyeja pse vaksinat zakonisht duhet të mbahen në vend të errët e të freskët. Temperatura e ruajtjes +2°C deri në +8°C është e detyrueshme për shumicën e vaksinave. Temperaturat tepër të ftohta ose tepër të ngrohta mund të ndikojnë negativisht te vaksinat dhe mund të dëmtojnë efikasitetin e tyre. Prandaj temperatura e ruajtjes duhet të jetë gjithnjë e kontrolluar.
Madje disa vaksina të reja mARN duhet të mbahen në temperaturë -20°C ose në temperatura shumtë ulëta që arrijnë -70°C deri në -75°C.
Çfarë do të thotë mARN dhe si funksionojnë vaksinat mARN?
Akronimi mARN do të thotë mesazhier-acid ribonukleik. Koncepti i përdorimit të mARN në vaksina është i ri. Ndryshe nga vaksinat e tjera, nuk administrohet një patogjen i dobësuar ose i vdekur, por një pjesë e informacionit gjenetik të virusit në formën e mARN. Normalisht trupi prodhon vetë mARN nga kopjet e segmenteve të ADN-së për të formuar proteina. Qelizat e trupit të personit të vaksinuar formojnë antigjene nga informacioni në mARN, të cilat aktivizojnë sistemin imunitar të njeriut. Gjatë këtij procesi, mARN nuk futet në bërthamën e qelizës, prandaj nuk mund ta ndryshojë ADN-në e personit të vaksinuar. Pas një kohe relativisht të shkurtër, mARN degradohet në trup, por reagimi i trupit ndaj vaksinës mbetet i pandryshuar. Më pas, kur bie në kontakt me patogjenin, sistemi imunitar i personit të vaksinuar përgatitet dhe mund të mbrohet nga sëmundjet.
Pajisjet laboratorike nga Liebherr i ftohin vaksinat në mënyrë të besueshme e të sigurt
Duhet të zbatohen rregulla të veçanta për sigurinë dhe higjienën kur mbahen vaksina që kanë nevojë për ftohje:
- Mbrojini nga drita dhe nga i ngrohti
- Sigurohuni që zinxhiri i ftohjes të ruhet dhe shmangni luhatjet e temperaturës
- Kontrolloni temperaturën
- Parandaloni ngrirjen ose ngricën
- Siguroni qarkullim të mirë të ajrit midis vaksinave
Për këtë qëllim, Liebherr ka një gamë pajisjesh laboratorike për ftohjen dhe ruajtjen e substancave tepër të ndjeshme që i plotësojnë këto kërkesa.
Shumica e vaksinave që disponohen aktualisht mund të ndahen në tri kategori për sa i përket kërkesave lidhur me temperaturën e ruajtjes, dhe Liebherr ka zgjidhjen e duhur për secilën prej tyre:
- −40°C deri në −86°C: Ngrirës me temperaturë shumë të ulët
- −9°C deri në −30°C: Ngrirës laboratorikë
- −2°C deri në +16°C: Frigoriferë laboratorikë
Ngrirësit Liebherr me temperaturë shumë të ulët plotësojnë kërkesat më të larta për sigurinë
Ngrirësit Liebherr me temperaturë shumë të ulët sigurojnë ftohje në temperaturë shumë të ulët nga -40°C deri në -86°C. Ata përdorin mekanizmat më të mirë të sigurisë dhe teknologjinë më të fundit për konsum të ulët të energjisë:
- Luhatje minimale të temperaturës
Pajisjet kanë luhatjet më të ulëta të temperaturës brenda një hapësire ose kohe të caktuar. - Sistem i gjerë monitorimi
Nëse ka devijime në temperaturën e brendshme, nëse dera nuk mbyllet, ose nëse ka ndërprerje energjie, sinjalet e alarmit dhe opsionet e gjera të regjistrimit të temperaturës dhe të alarmeve i mbrojnë në mënyrë të besueshme vaksinat dhe kampionet. - Konsum i ulët i energjisë
Ngrirësit Liebherr me temperaturë shumë të ulët janë ndër modelet më ekonomikë në tregun botëror. Izolimi i shkëlqyer i paneleve të vakumit dhe sistemi i efektshëm i ftohjes bëjnë të mundur kursim optimal të energjisë dhe kosto të ulëta në funksionim.
Informacione në lidhje me ruajtjen e vaksinave kundër Covid-19 nga BioNTech dhe Pfizer
Vaksina mARN e re BNT162b2 mbahet në temperatura midis -70°C dhe -75°C. Kjo temperaturë është optimale për ruajtje afatgjatë në laboratorë. Megjithatë BioNTech ka njoftuar tashmë se vaksina do të jepet në kuti akulli të thatë dhe mund të mbahet e ftohtë në këto kuti për 30 ditë. Në qendrat e vaksinimit dhe në praktikat mjekësore, vaksina mund të mbahet për deri në pesë ditë në frigoriferë profesionalë në temperaturë 2°C deri në 8°C.
Përmbledhje e ngrirësve Liebherr me temperaturë shumë të ulët | -40°C deri në -86°C
Pse është e nevojshme që vaksinat mARN të ruhen në temperatura kaq të ulëta?
Disa vaksina të reja mARN janë më të ndjeshme ndaj të ngrohtit sesa vaksinat e tjera. mARN rrethohet nga lipide të veçanta. Lipidet sigurojnë që mARN të shkojnë në vendin e duhur në trup. Në temperatura shumë të ulëta, këto lipide dhe struktura lipidesh ndalojnë së lëvizuri, në mënyrë që struktura të mbetet e qëndrueshme. Në temperatura -70°C, kjo gjendje mund të garantohet për kohë të gjatë. Prandaj, disa vaksina mARN mbahen në temperatura shumë të ulëta.
Ruajtje e vaksinës në −20°C
Kompania amerikane Moderna ka njoftuar se vaksina e saj mRNA-1273 mund të ruhet në -20°C për kohë të gjatë. Në temperatura normale frigoriferi, vaksina mund të mbahet për 30 ditë. Vaksinat e ndryshme kanë nevojë për kushte shumë specifike ruajtjeje.
Ngrirësit Liebherr për vaksinat i përmbushin këto kritere dhe mund të përshtaten me kërkesat individuale për temperaturën dhe ruajtjen. Liebherr ofron një gamë të gjerë ngrirësish për vaksina, të cilët mund të programohen nga -9°C deri në -45°C në varësi të përdorimit. Kontrolluesit e saktë elektronikë dhe sistemet e brendshme të alarmit garantojnë ruajtje në temperaturë të saktë.
Përmbledhje e ngrirësve Liebherr për vaksina | -20°C
Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 82 / 60,1 / 61,8 cm
Shumica e vaksinave mbahen në temperaturë 2°C deri në 8°C
Vaksinat që përmbajnë antigjenë ose patogjenë të dobësuar zakonisht mbahen në temperatura midis +2°C dhe +8°C, edhe për kohë të gjatë. Megjithatë, edhe këtu zbatohen standarde të veçanta sigurie në lidhje me temperaturën. Shumë vaksina nuk duhet të ngrijnë. Nëse ndodh një rënie ose rritje e papritur e temperaturës, vaksinat mund të dëmtohen. Një pikë tjetër e rëndësishme është zinxhiri i ftohjes: Për vaksinat e gjalla duhet të garantohet ftohje pa ndërprerje midis +2°C dhe +8°C. Megjithëse edhe vaksinat e paaktivizuara duhen ftohur, zinxhiri i ftohjes mund të ndërpritet këtu, për shembull, për transport afatshkurtër.
Përmbledhje e frigoriferëve Liebherr për vaksina | +2°C to +8°C
A doni më shumë informacion rreth produkteve tona?
Ju lutemi na dërgoni të dhënat e kontaktit dhe na tregoni se për cilat pajisje jeni të interesuar. Do të kthehemi te ju sa më shpejt të jetë e mundur.