Ftohja dhe ngrirja
kühl- gefrierkombination a

­Frigorifer ngrirës-ftohës ­ i klasës A

Më shumë freski. Më pak energji elektrike.

Kënaqësia e marrjes nga frigoriferi të frutave dhe perimeve të freskëta tani bëhet edhe më e mirë. Frigoriferët e rinj ngrirës-ftohës Liebherr ju lejojnë të shkoni një nivel më lart: Efikasiteti i shkëlqyer i energjisë dhe teknologjia e sofistikuar e freskisë ju ndihmojnë të kurseni dyfish. Njëlloj si jetëgjatësia e garantuar e produktit që ofrojmë.

Frigoriferët tanë ngrirës-ftohës të klasës A me nivelin më të lartë të efikasitetit të energjisë.

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 201,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 360 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 185,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 320 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 201,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm 371 l

01/03

Premtimi ynë për cilësinë. Krijuar për të jetuar gjatë.

Ne e vlerësojmë cilësinë e padiskutueshme deri në vidën e fundit. Edhe dizajni modern, që për shumë vite nuk e humbet elegancën, është një përkushtim i qartë për jetëgjatësinë e pajisjes.

qualität liebherr

Cilësi jetëgjatë.

Te ne, të mendosh për të ardhmen nuk do të thotë shohësh vetëm germën A tek etiketa e energjisë. Në frontin e filozofisë sonë janë pajisjet e sigurta dhe jetëgjata. Sepse sa më gjatë të punojë në mënyrë efikase pajisja juaj e re ngrirëse-ftohëse Liebherr, aq më shumë përfoton mjedisi dhe portofoli juaj.

nachhaltige lebensmittellagerung

Ruajtja në mënyrë të qëndrueshme e ushqimeve.

Me teknologjitë novatore të freskisë, ne ju ndihmojmë të ruani ushqimet në mënyrën më optimale. Ju ndihmon të mos i flakni tutje gjërat dhe të reduktoni mbetjet ushqimore. Dhe falë rafteve BioFresh, nuk do t‘ju duhet të dilni shpesh për të bërë pazar.

Raftet me hapësirë ekstra të bollshme në zero gradë i ruajnë të freskëta frutat dhe perimet, mishin, peshkun si dhe produktet e bulmetit për një kohë më të gjatë se sa në frigoriferët e zakonshëm.

effiziente leistung

Performancë efikase.

Me një konsum të ulët prej 116 kWh në vit, frigoriferët ngrirës-ftohës Liebherr të klasës A ju ndihmojnë të kurseni energji të vyer. Këto vlera mbresëlënëse arrihen nëpërmjet përdorimit të paneleve cilësore izoluese me vakuum. Ndryshe nga alternativat e zakonshme, panelet Liebherr ndihmojnë edhe që kursimi i energjisë të mbetet i ulët edhe pas vitesh përdorimi.

Pasioni ynë: Ftohja. Ngrirja. Qëndrueshmëria.

Keni pyetje apo ju nevojitet ndonjë këshillim?

Po kërkoni një frigorifer të ri ftohës ose ngrirës? Na tregoni çfarë është e rëndësishme për ju dhe zbuloni modelin e duhur që i përshtatet nevojave tuaja. E keni tashmë një prej katër frigoriferëve ftohës ose ngrirës dhe do të donit disa këshilla për përdorimin dhe trajtimin e tij? Na kontaktoni. Ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.

Mund të na kontaktoni me anë të telefonit nga e hëna në të premte, ora 08:00 - 19:00. Të shtunave, të dielave dhe ditët e festave zyrtare ne jemi të disponueshëm nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Linja telefonike e shërbimit

+43 50809 21700

Partneri ynë i shërbimit

Gjeni partnerë shërbimi

Dorëzim i shpejtë

Dorëzim i besueshëm dhe i shpejtë.

Pagesë e sigurt

Pagesë e enkriptuar me SSL 256 bit.