Ftohja dhe ngrirja
  • Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia - 177,2 - 178,8 / 56 - 57 / 55,0 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm - 213 l

  • Niveli i zhurmës - 33 dB

Touch-Display

Vërtet prekëse: Nëpërmjet ekranit me prekje ju përdorni thjesht dhe në mënyrë intuitive pajisjen tuaj Liebherr. Në ekran janë të renditura qartë të gjitha funksionet. Me një prekje të lehtë me gisht ju zgjidhni për shembull pa mundim funksionet ose kontrolloni temperaturën aktuale të pajisjes suaj ftohëse.

VarioSpace

Po kërkoni për një vend ku mund të ruani në mënyrë të sigurt një tortë me akullore me disa kate deri në festën e verës? Kjo nuk është problem për ngrirësin tuaj Liebherr: ai e di se ndonjëherë ju duhet më shumë hapësirë. Falë VarioSpace, ju mund të hiqni lehtësisht sirtarët e ngrirësit dhe ja ku do të keni me shumë hapësirë ruajtëse për artikujt tuaj!

SuperSilent

Shëëëët – dëgjoni me vëmendje: Pajisja juaj Liebherr bën aq zhurmë saqë ju duhet të mprihni veshët për ta dalluar atë. Çfarë fshihet pas? Të gjithë komponentët ftohës si kompresorët, valvulet, ventilatorët dhe zbutësit janë optimizuar dhe rregulluar mirë në mënyrë të përkryer me njëri-tjetrin. Në mënyrë që në kuzhinën tuaj të dëgjoni vetëm atë që dëshironi.

Udhëzues i integruar i sirtarit

Udhëzuesit e integruar të sirtarit mundësojnë gjithmonë një qasje komode për ushqimet tuaja kur sirtarët e ngrirësit janë të hapur dhe të ngarkuar. Një bllokim i kasetës parandalon rënien e sirtarëve nga tërheqja. Gjatë mbylljes sirtarët rrëshqasin pa mundim në pozicionin e tyre optimal fundor, gjë që siguron një shpërndarje ideale të ajrit përpara sirtarëve dhe në këtë mënyrë ftohje më të mirë të mundshme.

EnergySaver

Dëshironi të kurseni energji dhe para në të njëjtën kohë? Pajisja juaj Liebherr ju mbështet për këtë – me modalitetin e kursimit të energjisë. Nëse aktivizoni EnergySaver, atëherë temperatura standarde rritet me dy gradë. Kështu pajisjes suaj Liebherr i nevojitet më pak energji – dhe ushqimet tuaja ruhen të freskëta në mënyrë optimale.

SuperFrost

Ju dëshironi të ngrini ushqimet tuaja të freskëta që të ruajnë vitaminat? Thjesht aktivizoni SuperFrost – pjesa e ngrirjes rrit fuqinë e saj të ftohjes. Kështu temperatura mbetet konstante, nëse ju vendosni ushqime të pa ngrira. Në të njëjtën kohë SuperFrost kursen energji: Në rast se funksioni nuk fiket manualisht, atëherë ai çaktivizohet automatikisht pas 65 orësh.

*

Vlera sipas Standardit Global (GS)

**

Në përputhje me Rregulloren BE 2019/2016, ne përfaqësojmë vëllimin e përgjithshëm si një numër të plotë (të rrumbullakosura poshtë) dhe vëllimin e ndarjeve të ngrirësit dhe ushqimeve të freskëta me një shifër dhjetore. Spektri i plotë i klasave të efikasitetit mund të gjendet në faqen 9. Sipas (BE) 2017/1369 6a. Termi “vëllim” i referohet termit “vëllim” i përmendur në rregulloren aktuale.

Vini re: Pavarësisht mirëmbajtjes së kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike dhe mund të ndodhin gabime ose devijime të përmbajtjes në imazh ose tekst krahasuar me pajisjen origjinale.