Ftohja dhe ngrirja
  • Vëllimi i përgjithshëm bruto - 327 l

  • Grupi i produkteve - Frigorifer ftohës me ftohje me qarkullim ajri

  • Agjenti ftohës - R 600a

  • Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) - 168,4 / 59,7 / 65,4 cm

  • Ngarkesa 05l PET - 207

  • Ngarkesa 033l kanaçe - 414

  • Klasa e efiçencës së energjisë - C

Ftohje për mjedis miqësor

Pajisjet Liebherr janë optimizuar nga pikëpamja për efiçencën më të mirë të mundshme të energjisë dhe kosto të ulëta funksionimi. Këtu përdoret vetëm gazi ftohës natyral dhe ekologjik R 600a dhe R 290. Në ndërthurje me kompresorët me efiçencë të lartë, këta janë jashtëzakonisht të fuqishëm – dhe me potencialin e tyre të ulët për efektin serrë ata janë gjithashtu të sigurt edhe për të ardhmen.

Sistemi efikas i ftohjes

Falë dekadave të përvojës në ftohje të kombinuara me hulumtime të vazhdueshme, Liebherr siguron cilësi të shkëlqyeshme të sistemit të ftohjes. Përdorimi i kompresorëve të cilësisë së lartë, kondensatorit, avulluesit dhe komponentëve të tjerë të ftohjes siguron një reduktim të ndjeshëm të konsumit të energjisë dhe një reduktim të kostove operative të pajisjeve Liebherr.

Brava elektronike me telekomandim

Siguri që nga distanca: Komandoni bravën elektronike të derës nëpërmjet telekomandimit. Ju mund ta hapni pajisjen që nga kasa dhe ta mbyllni atë sërish. Kjo vlen edhe për disa pajisje njëkohësisht, kështu që ju kurseni kohë gjatë hapjes ose gjatë mbylljes së dyqanit. Sigurisht që çdo derë mund hapni edhe direkt në pajisje.

Treguesi dixhital i temperaturës

Treguesi dixhital i temperaturës tregon saktësisht temperaturën e brendshme të frigoriferit. Kështu, operatorët dhe përdoruesit mund të marrin një pasqyrë të shpejtë të temperaturës së pajisjes.

Alarmi i temperaturës

Alarmi i integruar i temperaturës sinjalizon në rast të tejkalimit ose rënies nën kufijtë e alarmit. Ky alarm është i pajisur me sinjalizim akustik dhe vizual, duke siguruar sigurinë maksimale të mallrave të ruajtura.

Skara mbajtëse me SafetyStop

Skara mbajtëse me ndalues të tërheqjes jashtë garanton stabilitet dhe punë të sigurt: Edhe nëse ndonjëherë ndodh diçka në mënyrë të rrëmbyeshme, skara mbajtëse nuk mund të tërhiqet jashtë pa dashje – gjatë mbushjes dhe shkarkimit ajo qëndron në mënyrë të besuar në një pozicion të fiksuar. Një shufër përforcuese mbron produktet dhe shënon gjithashtu hapësirën e lejuar të mbushjes.

Vini re: Pavarësisht mirëmbajtjes së kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike dhe mund të ndodhin gabime ose devijime të përmbajtjes në imazh ose tekst krahasuar me pajisjen origjinale.