Ftohja dhe ngrirja
  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi - 82 / 60,1 / 61,8 cm

  • Zona për temperaturën e rregullueshme - -9 °C deri në -26 °C

  • Konsumi i energjisë çdo vit - 294 kWh/a

SmartMonitoring që instalohet më vonë

SmartMonitoring i firmës Liebherr ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse për dokumentimin dhe mbikëqyrjen e të dhënave të matjes dhe funksionimit, mesazhet e alarmit dhe gjendjet e pajisjeve. .

Ftohje për mjedis miqësor

Pajisjet Liebherr janë optimizuar nga pikëpamja për efiçencën më të mirë të mundshme të energjisë dhe kosto të ulëta funksionimi. Këtu përdoret vetëm gazi ftohës natyral dhe ekologjik R 600a dhe R 290. Në ndërthurje me kompresorët me efiçencë të lartë, këta janë jashtëzakonisht të fuqishëm – dhe me potencialin e tyre të ulët për efektin serrë ata janë gjithashtu të sigurt edhe për të ardhmen.

Sistemi efikas i ftohjes

Falë dekadave të përvojës në ftohje të kombinuara me hulumtime të vazhdueshme, Liebherr siguron cilësi të shkëlqyeshme të sistemit të ftohjes. Përdorimi i kompresorëve të cilësisë së lartë, kondensatorit, avulluesit dhe komponentëve të tjerë të ftohjes siguron një reduktim të ndjeshëm të konsumit të energjisë dhe një reduktim të kostove operative të pajisjeve Liebherr.

Funksioni Alarm-Testues

Me këtë test, mund të kontrollohet funksionaliteti i pajisjes së brendshme dhe çdo pajisje alarmi të lidhur me jashtë. Ftohja e pajisjes nuk do të ndërpritet gjatë këtij testimi.

Rezistent ndaj shpërthimit: ATEX 95

Certifikimi ATEX 95 vërteton se frigoriferët dhe ngrirësit laboratorikë Liebherr rezistentë ndaj shpërthimit janë të përshtatshëm për ruajtjen e materialeve shpërthyese dhe shumë të ndezshme siç përcaktohet nga Direktiva e BE-së 2014/34/EU (ATEX).

Ndëfaqja seriale magjistrale

Duke përdorur ndërfaqen e serisë, pajisjet mund të lidhen me një sistem monitorimi të jashtëm. Në rast se një sistem monitorimi për t'u lidhur me anë të ndërfaqes nuk është tashmë i disponueshëm, një komplet plotësues i konvertimit të ndërfaqes disponohet si aksesor opsionale, i cili mund të përdoret për t'u lidhur me një kompjuter ose laptop. Me ndihmën e ndërfaqes magjistrale mund të lidhen deri në 20 pajisje në seri dhe në rrjet me njëri-tjetrin. Kështu, temperatura dhe alarmi mund të dokumentohen dhe arkivohen, p.sh., nëpërmjet SmartMonitoring.

Vini re: Pavarësisht mirëmbajtjes së kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike dhe mund të ndodhin gabime ose devijime të përmbajtjes në imazh ose tekst krahasuar me pajisjen origjinale.