Ftohja dhe ngrirja
  • Vëllimi i përgjithshëm bruto - 599 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi - 81 / 226 / 68 cm

  • Agjenti ftohës - R 290

Sirtarë 1/3, 1/2 dhe 2/3

Frigoriferët banak të Liebherr mund të konfigurohen me sirtarë të lartësive të ndryshme, secili i përshtatshëm për enët GN 1/1. Ju mund të zgjidhni midis tre variantesh: Sirtar 1/3 për enët GN deri në 15 cm të larta, sirtarë 1/2 deri në 26.5 cm të larta - për shembull, për arka me shishe 0,2 litra - ose sirtarë 2/3 lartësi 37,5 cm për enë Euronorm 30x40 cm ose për arka pijesh.

Pjesët e këmbimit të disponueshme për dhjetë vjet

I qëndrueshëm do të thotë që pajisja është jo vetëm e përshtatshme për mjedisin dhe ekonomike, por edhe rezistente. Për t'u siguruar që pajisjen profesionale do ta keni për një kohë të gjatë, Liebherr garanton disponueshmërinë e pjesëve të këmbimit për të paktën dhjetë vite pas ndërprerjes së serisë. Megjithëse ne bëjmë gjithçka mundemi për t'u siguruar që mos të lindë asnjëherë nevoja për pjesë këmbimi.

Rrotëzat e forta

Rrotëzat e montueshme bëjnë që pajisjet profesionale Liebherr të jenë shumë të lëvizshme. Kjo ju mundëson të ndryshoni vendndodhjen e instalimit në çdo kohë ose thjesht ta lëvizni pajisjen për lehtësi në pastrim.

15 vite projektim komponentësh

I qëndrueshëm do të thotë që pajisja është jo vetëm ekonomike, por edhe afatgjatë. Materialet e cilësisë së lartë dhe fabrikimi solid, kombinuar me të paktën dhjetë vite të disponueshmërisë së pjesëve të këmbimit që nga ndërprerja e serisë, e bëjnë një pajisje Liebherr një nga pajisjet më të forta, të besueshme, jashtëzakonisht afatgjatë dhe më të mira për përdorimin e përditshëm.

Dyert

Frigoriferët tanë banak janë të lehtë për t’u ngarkuar dhe për t’u shkarkuar. Secili prej tyre ofrohet si version me sirtarë ose me një derë. Kjo e fundit qëndron automatikisht e hapur në një kënd hapjeje prej më shumë se 90°, duke jua bërë punën shumë më të lehtë. Ngrirësit banak janë zakonisht të pajisur me dyer.

Etiketa e energjisë në përputhje me Direktivën e BE 2015/1094

Një vështrim i shpejtë i efikasitetit të energjisë: Etiketa e energjisë tregon se sa ekonomike janë pajisjet profesionale Liebherr. Ky konsum i ulët i energjisë përkthehet gjithashtu në kosto të përgjithshme funksionimi më të ulëta.

Vini re: Pavarësisht mirëmbajtjes së kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike dhe mund të ndodhin gabime ose devijime të përmbajtjes në imazh ose tekst krahasuar me pajisjen origjinale.