Ftohja dhe ngrirja
  • Vëllimi i përgjithshëm bruto - 496 l

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi - 168,4 / 74,7 / 76,9 cm

  • Agjenti ftohës - R 600a

I përshtatshëm për tabaka pjekjeje sipas standardit evropian

Masa e përsosur: Tabakatë e pjekjes sipas standardit evropian mund të vendosen në mënyrë perfekte në shinat në formë L të rafteve dhe mund të hiqen lehtësisht përsëri. Fundja, çdo pajisje Liebherr për furra është projektuar qartësisht për përdorimin e tabakave të standardizuara të pjekjes.

HumidityControl

Kushtet perfekte klimaterike mund të krijohen vetëm me anë të kombinimit të duhur të temperaturës dhe lagështisë. “HumidityControl” ju lejon të përshtatni nivelin e lagështisë sipas nevojave tuaja. Për një temperaturë optimale ruajtjeje dhe për mundësinë e shijimit më gjatë të freskisë.

Pajisje me WiFi/ndërfaqe LAN

Ja sa e lehtë është të lidhësh një pajisje Liebherr me rrjetin: Të pajisura me WiFi dhe ndërfaqen LAN, pajisjet Liebherr mund të lidhen lehtësisht me sistemet e jashtme, siç është SmartMonitoring. Me zgjidhjen e monitorimit dixhital, temperatura e ruajtjes monitorohet dhe regjistrohet në mënyrë të lehtë dhe të sigurt përmes ndërfaqes së konfiguruar më pas.

Informacioni për ndërprerjen e energjisë

Në rast ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike për shkak të një avarie, informacioni i ndërprerjes së energjisë shfaqet pasi të rikthehet energjia. Informacioni tregon se pajisja ka qëndruar përkohësisht pa energji dhe temperaturën maksimale të arritur gjatë kësaj kohe. Kjo ju lejon të vlerësoni nëse ka gjasa për një humbje të cilësisë.

Derë me vetëmbyllje < 90° / mbyllje automatike e derës nën 90°

Kryeni punët e zakonshme në komoditet; rrini të qetë se nuk do të humbisni asgjë: Në një kënd hapjeje rreth 90°, dera e pajisjes qëndron e hapur dhe lehtëson mbushjen dhe zbrazjen, si edhe pastrimin. Nën rreth 90°, ajo mbyllet vetë në mënyrë që pajisja të mos qëndrojë hapur aksidentalisht. Kjo e mban temperaturën të qëndrueshme edhe ruan cilësinë e ushqimeve.

Pjesët e këmbimit të disponueshme për dhjetë vjet

I qëndrueshëm do të thotë që pajisja është jo vetëm e përshtatshme për mjedisin dhe ekonomike, por edhe rezistente. Për t'u siguruar që pajisjen profesionale do ta keni për një kohë të gjatë, Liebherr garanton disponueshmërinë e pjesëve të këmbimit për të paktën dhjetë vite pas ndërprerjes së serisë. Megjithëse ne bëjmë gjithçka mundemi për t'u siguruar që mos të lindë asnjëherë nevoja për pjesë këmbimi.

Vini re: Pavarësisht mirëmbajtjes së kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike dhe mund të ndodhin gabime ose devijime të përmbajtjes në imazh ose tekst krahasuar me pajisjen origjinale.