Ftohja dhe ngrirja
01/06
  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi - 202,7 / 91 / 62,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm - 522 l

  • Niveli i zhurmës - 42 dB

BioFresh

Në kasetat BioFresh edhe ushqimet delikate qëndrojnë të freskëta: Falë një temperature afër 0 °C, kasetat "Meat & Dairy" ofron kushte ideale të ruajtjes për mish ose qumësht të freskët. Falë mbylljes së ngushtë, kasetat "Fruit & Vegetable" ka gjithashtu lagështi më të lartë - e përsosur për fruta dhe perime. Me e mira: Gjithçka është vendosur në mënyrë optimale nga fabrikë.

DuoCooling

Falë dy qarkullimeve komplete, të ndara të ajrit të ftohtë, DuoCooling siguron që të mos ketë shkëmbim ajri ndërmjet pjesës ftohëse dhe asaj ngrirëse. Ushqimet as nuk thahen dhe as nuk mbajnë erë. Dhe kjo nënkupton: më pak ushqime për të hedhur, më rrallë për të blerë, por më shumë për të kursyer dhe për të shijuar.

IceMaker me lidhjen e rrjetit të ujit

Nëse shkoni në festë ose për koktej spontan: Me IceMaker e integruar ju keni vazhdimisht kuba akulli të mjaftueshme. Në rastin e IceMaker me sternën e ujit ju mbushni ujin lehtësisht në sternën e ujit që mund të nxirret jashtë. Falë funksionit Maxlce ju mund të bëni përditë deri në 1,5 kg kuba akulli. Ndarësi i raftit të akullit ndihmon sirtarin për t'i ndarë ato në mënyrë të preferuar: disa kuba akulli majtas, akullorja djathtas.

NoFrost

Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë. NoFrost mbron hapësirën e ngrirjes nga akulli i padëshiruar, e cili harxhon shumë energji dhe ngandonjëherë është e shtrenjtë. NoFrost nënkupton: Jo më shumë mundim dhe kohë që kërkon shkrirjen e frigoriferit, të keni më shumë kohë për gjëra të tjera – dhe të kurseni para.

SuperCool

Për ftohje të shpejtë të ushqimit të freskët SuperCool krijon rezerva ftohjeje më të mëdha. Ulja e temperaturës në +2°C në pjesën e ftohjes si temperaturë fillestare është e kontrolluar nga koha ose sasia dhe kështu kontribuon në kursimin e energjisë elektrike.

SuperFrost

Ju dëshironi të ngrini ushqimet tuaja të freskëta që të ruajnë vitaminat? Thjesht aktivizoni SuperFrost – pjesa e ngrirjes rrit fuqinë e saj të ftohjes. Kështu temperatura mbetet konstante, nëse ju vendosni ushqime të pa ngrira. Në të njëjtën kohë SuperFrost kursen energji: Në rast se funksioni nuk fiket manualisht, atëherë ai çaktivizohet automatikisht pas 65 orësh.

*

Vlera sipas Standardit Global (GS)

**

Në përputhje me Rregulloren BE 2019/2016, ne përfaqësojmë vëllimin e përgjithshëm si një numër të plotë (të rrumbullakosura poshtë) dhe vëllimin e ndarjeve të ngrirësit dhe ushqimeve të freskëta me një shifër dhjetore. Spektri i plotë i klasave të efikasitetit mund të gjendet në faqen 9. Sipas (BE) 2017/1369 6a. Termi “vëllim” i referohet termit “vëllim” i përmendur në rregulloren aktuale.

Vini re: Pavarësisht mirëmbajtjes së kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike dhe mund të ndodhin gabime ose devijime të përmbajtjes në imazh ose tekst krahasuar me pajisjen origjinale.