Për një pamje sa më të rregullt. Madje edhe përpara se të hapni frigoriferin.
Cila pajisje plotësisht inkaso është e përshtatshme për mua? Nuk është gjithnjë e lehtë t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje.
Prandaj jua kemi bërë më të lehtë duke e ndarë gamën e produkteve tona në katër
seri të veçanta. Në këtë mënyrë mund të gjeni me lehtësi pajisjen plotësisht inkaso që është e përshtatshme për ju.
Seria Pure. Për të gjitha gjërat bazë.
Seria Pure është klasa jonë themelore. E thjeshtë, e qartë dhe e pajisur në mënyrë të përsosur për të gjitha nevojat themelore. Pajisjet plotësisht inkaso të serisë Pure janë të reduktuara në mënyrë thelbësore. Por janë plotësuar me cilësinë më të lartë të Liebherr.
EasyFresh.
Këtu frutat dhe perimet mbahen siç duhet të pa paketuara. Me temperaturë të njëjtë si në ndarjen e ftohjes , dhe në raftin e mbyllur hermetikisht, sallata për shembull , është akoma e freskët edhe pas 7 ditësh.
Konektiviteti
A doni që të jeni gati për shtëpinë inteligjente të së ardhmes? Liebherr juaj do t'ju ndihmojë me kënaqësi: Të gjitha pajisjet tona të reja plotësisht inkaso janë ose të lidhura në rrjet nga fabrika ose mund të lidhen më pas me WiFi nëpërmjet SmartDeviceBox.
Ekrani me prekje
Në majat e gishtave tuaj: Ekrani me prekje ju jep mundësinë ta përdorni pajisjen tuaj Liebherr me lehtësi lehtë dhe në mënyrë intuitive. Të gjitha funksionet shfaqen qartësisht në ekran. Një prekje e lehtë në funksione është gjithçka që duhet për t'i zgjedhur.
Pajisjet plotësisht inkaso në serinë tonë Pure:
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 194 - 195 / 56 - 57 / 55,0 cm
Vëllimi i përgjithshëm 284 l

Seria Pure, një plus në komoditet.
Seria Plus është e ndërtuar mbi serinë tonë Pure dhe ka shumë detaje shtesë mahnitëse. Plus këtu nënkupton një plus në komoditet. Këto pajisje inkaso jo vetëm që ftohin dhe ngrijnë në mënyrë të klasit të parë, por ato janë gjithashtu edhe pak inteligjente. Kështu ato ndihmojnë që shumë detyra të bëhen edhe pak më të lehta.
BioFresh
Me teknologjinë BioFresh të vërtetuar, ushqimi mund të ruhet pak lart se 0 °C. Me lagështinë pikërisht në nivelin e duhur, frutat dhe perimet qëndrojnë të freskëta për kohë më të gjatë në kasafortën e mbyllur Fruit & Vegetable. Mishi, peshku dhe produktet e qumështit janë të ruajtura më së miri në kasafortën Meat & Dairy.
Mekanizëm ndalimi i butë SoftSystem.
Falë SoftSystem, dera e frigoriferit mbyllet qetë dhe në mënyrë të sigurt vetëm me një shtytje të lehtë. Shishet që mbahen brenda derës qëndrojnë në këmbë në mënyrë të sigurt, dhe asgjë nuk tundet ose përplaset.
IceMaker
Do të bëni një festë? S'ka problem. IceMaker mund të prodhojë deri në 130 kuba akulli në ditë, kështu do të keni shumë akull për të bërë kokteje dhe pije freskuese në festat në kopsht gjatë verës.
Pajisjet plotësisht inkaso në serinë tonë Plus:
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 194 - 195 / 56 - 57 / 55,0 cm
Vëllimi i përgjithshëm 273 l

Seria Prime, e pagabueshme për sa i përket dizajnit dhe materialit.
Me serinë Prime bëhet qartësisht më e fisme. Ajo është një shprehje e pagabueshme për sa i përket dizajnit dhe materialeve. Kështu në brendësi të pajisjeve përdoren para së gjithash materialet e vërteta, për shembull inoksi. Veçoritë e ndriçimit të veçantë i bëjnë gjithashtu shumë tërheqëse pajisjet në këtë seri.
LightTower
Shijoni ndriçimin optimal brenda: LightTowers bëjnë që ushqimet dhe pijet të ndriçohen në mënyrë ideale dhe të janë të pozicionuara në mënyrë të tillë që frigoriferi të jetë sa më i ndriçuar, edhe kur është plot.
Ekrani Touch & Swipe
Liebherr bën pikërisht çfarë i kërkoni ju: Ekrani Touch & Swipe bën të mundur përdorimin e lehtë dhe intuitiv. Zgjidhni funksionet e tilla si, SuperCool thjesht duke prekur dhe lëvizur ekranin me ngjyra.
Muri i pasmë me SmartSteel
Muri i pasmë elegant SmartSteel i jep Liebherr tuaj një pamje elegante. Edhe ushqimeve tuaja do t'u pëlqejë shumë SmartSteel, sepse inoksi nuk dëmton ushqimet dhe është higjienik. Gjithashtu SmartSteel bën që të mos duken shenjat e gishtave.
Pajisjet plotësisht inkaso në serinë tonë Prime:
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 194 - 195 / 56 - 57 / 55,0 cm
Vëllimi i përgjithshëm 276 l
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 177,2 - 178,8 / 56 - 57 / 55,0 cm
Vëllimi i përgjithshëm 256 l

Seria Peak, për këto që ka shije ekskluzive.
Seria Peak është seria jonë që qëndron mbi gjithë të tjerat. Teknologjia novatore e Liebherr takohet këtu me dizajnin e klasit të lartë dhe zgjidhjet e komoditetit të kategorisë ekstra. Nuk ka kompromise. Pajisjet inkaso në këtë seri janë për njerëzit që kanë pritshmëritë më të larta.
BioFresh me HydroBreeze
Ftohini frutat dhe perimet njëlloj si profesionistët me HydroBreeze, me një fryrje të ftohtë dhe temperaturë ruajtjeje 0 °C duke i dhënë ushqimit atë goditje shtesë që i duhet për të qenë i freskët për më shumë kohë. BioFresh Professional Safe është një tjetër aspekt i veçantë vizual.
InfinitySpring
Një mal me ujë të pijshëm të freskët e të ftohtë në kuzhinën tuaj: InfinitySpring duket tepër i bukur për të qenë i vërtetë. Dispenseri i ujit nxjerr ujë të freskët, të ftohtë pa derdhur asnjë pikë. Kjo do të thotë që nuk ka nevojë të blini ujë në bidon, dhe kjo është diçka e mirë për mjedisin.
Sirtarë OpenStage
Le t‘u hedhim një sy të gjithave: Lartësitë e ndryshme të sirtarëve jua bëjnë shumë të lehtë të mbani ushqime me madhësi të ndryshme. Sirtarët transparentë GlassLine ju lejojnë të shihni qartë gjithçka, nga fillimi deri në krye.
Pajisjet plotësisht inkaso në serinë tonë Peak:
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 177,2 - 178,8 / 56 - 57 / 55,0 cm
Vëllimi i përgjithshëm 256 l
Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia 177,2 - 178,8 / 56 - 57 / 55,0 cm
Vëllimi i përgjithshëm 246 l

*Pajisjet standarde të renditura më sipër mund të ndryshojnë në varësi të modelit. Detajet mund të gjenden në faqen e produktit të caktuar.