Ftohja dhe ngrirja
quality-liebherr-story-1920x1080

SHIKONI VIDEON dhe ndiqni njoftimet e privatësisë.

Premtimi ynë për cilësinë.
Krijuar për të jetuar gjatë.

Që prej më shumë se 60 vjetësh, ne kemi qenë specialistë të frigoriferëve ftohës dhe ngrirës të cilësisë së lartë. Cilësia e produkteve tona përbën themelin e vetëm për nivelin e lartë të besimit që klientët kanë te marka Liebherr. Në fabrikat tona të prodhimit, ne punojmë vazhdimisht për zhvillimin dhe optimizimin e mëtejshëm të të gjithë komponentëve dhe materialeve të pajisjeve.

Kërkimi shkencor dhe zhvillimi

Në çdo pajisje Liebherr investohen shumë njohuri, punë progresive dhe vëmendje ndaj detajeve. Para se një pajisje të prodhohet në seri, inxhinierët tanë shpenzojnë muaj duke kryer aktivitete kërkimi shkencor dhe zhvillimi në lidhje me produktin, në mënyrë që të krijojnë një produkt të cilësisë së lartë që plotëson standardet më të larta.

Pajisjet dhe komponentët tanë i nënshtrohen vazhdimisht monitorimit të cilësisë, përgjatë gjithë procesit të prodhimit. Në këtë mënyrë ne sigurohemi që nga fabrikat tona të prodhimit të dalin vetëm pajisjet e cilësisë më të lartë. Një faktor i rëndësishëm janë edhe punonjësit tanë shumë të kualifikuar dhe të mirëtrajnuar. Falë përkushtimit të tyre, ata vendosin standarde të larta dhe garantojnë cilësinë e jashtëzakonshme të Liebherr.

Materialet e testuara

Si një prodhues cilësor, ne vendosim standardet më të larta për pajisjet dhe komponentët tanë. Jo më kot frigoriferët tanë ftohës dhe ngrirës impresionojnë klientët kudo në botë me jetëgjatësinë e tyre. Të gjithë komponentët shqyrtohen në mënyrë të imtësishme në procedura të ndërlikuara testuese, deri në detajin e fundit. Kjo është mënyra se si ne sigurohemi që pajisjet tona të plotësojnë standardet më të larta të cilësisë, si në sektorin privat, edhe në atë tregtar.

Shikojeni vetë. Shikoni këtu gamën e produkteve tona.